
DY POEZI NGA MYSLIM MASKA
ISHE DHE MBETE…
Të stolisi Zoti
Me rreze ylberi,
Aq sa dhe të vdekurit i ngrite nga varri!
Se çm’i vdiqe fare,
Çunat që të deshnin
Ishe dhe mbete, lule jargavani…
16-2-2022, Athinë.
NDOSHTA JETËN…
“Ti e nxore
Të gjallin nga hiçi
Po Ti e nxore të vdekurin nga i gjalli”
Ti më bëre
Të më harbojë shpirti
Kur iu hodha malit si një kali.
Kali jele resh
Turfullonte
Me poetin të zbulonte jetën.
Miliarda yje
Xixat e patkonjve
Vezullonin të gjenin të vërtetën.
Nuk e di
Do ta gjejmë vallë
Rendim me galop, po ku është finishi?
Nga ta di
Do jem a s’do jem gjallë
Ndoshta jetën e mban brenda HIÇI…