top of page

Ish, si justifikim



Astrit Lulushi


Marksi dhe Engelsi do t’i donin socialist-komunistët, njësoj si këta adhurojnë teoritë e atyre. Duhet kuptuar se Marksi dhe Engelsi ishin më të ngjashëm me shkencëtarët sesa me politikanë. Përmbledhja e teorive të tyre shkencore dhe filozofike quhet marksizëm, më së shumti sepse është më e lehtë për t'u thënë se sa engelsizëm ose marksizëm-engelsizëm. Ndërsa siguruan bazën për marksizmin, ata nuk e përfunduan atë. Në fakt, askush deri tani.

Njutoni dhe Galilei nuk e kishin konceptuar kurrë relativitetin - ata kishin teori të tjera se si koha funksiononte - megjithatë, nëse do të ishin sot gjallë, do ta kishin kopjuar. Shkenca është përpjekje në grup dhe nëse dikush nuk ka një sasi të madhe të dhënash për t'i mbështetur, ato nuk kanë vlerë gjatë gjithë kohës. Aristoteli, Sokrati, Platoni besonin në Tokën e sheshtë. Por idetë e tyre mësohen sot në universitete. Është e qartë se ne nuk i mendojmë ata si analfabetë. Shkencëtarët e mirë mund të aplikojnë teori të pakuptimta dhe t'i bëjnë ato shumë më të rëndësishme për kohën tonë.

Nëse kuptohet në të njëjtën mënyrë, marksizmin është një shkencë, si çdo tjetër. Marksi dhe Engelsi nuk do t'i kishin urryer komunistët për vrasje e 100 milionë njerëzve, as nuk do t'i shpërfillnin teoritë e tyre si revizioniste apo thjesht të gabuara. Marksistët zgjerojnë bazat e Marksit dhe ky do t'i kishte dashur të gjithë për shkak të kësaj. Nëse ke qenë do të jesh, ish përdoret për shfajsim.

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page