top of page

Intelektualë: zgjohuni nga letargjia


Intelektualë të Kosovës, Shqipërisë e kudo jeni, Ju ftoj të mbështesim Albin Kurtin e Vjosa Osmanin


Nga Skënder Sadri KAPITI


Intelektualë të Shqipërisë, Kosovës, diasporës e kudo jeni: Ju bëj thirrje të mbështesim Albin KURTIN dhe Vjosa OSMANIN; Ju ftoj që të mos rrini indiferenet por aktivizohuni, merrni guximin dhe veproni sepse: Ju keni energjinë intelektuale, Ju keni forcën, mëncurinë dhe autoritetin për të rrënuar e dërrmuar korrupsionin, egoizmin, injorancën, tradhtinë, dhe autoritetin e reputacionin e elitës politike e dështake në Kosovë në zgjedhjet politike të 14 Shkurtit 2021 dhe më pas me 25 Prill 2019 në Shqipëri.

Ju intelektualë mos rrini indiferent, sepse indiferentizmi është frikë dhe miratim e aprovim nga ana e Juaj si dhe nënshtrim përballë këtij realiteti të rëndë demokratik, politik, patriotik, social, juridik, ekonomik, intelektual dhe akademik ku ka rënë shteti dhe shoqëria shqiptare prej elitës së keqe politike.

Intelektualë: zgjohuni nga letargjia, aktivizohuni dhe guxoni për të vepruar dhe mos rrini indiferent karshi problematikave jetike që kanë aq shumë nevojë sot Kosova dhe Shqipëria, por mbështesni Guximin e Vjosës dhe sinqeritetin e përkushtimin e Albin Kurtit për të fituar e lartësuar individi dhe shoqëria Dinjitetin, për të triumfuar Ligji dhe Shteti mbi antiligjin, korrupsionin, tradhtinë dhe antishtetin.

Intelektualë, mos rrini indiferent në këtë kohë kur Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për Ju , sepse nëse nuk aktivizohen me guximin tuaj Ju do të bënit një gabim të rëndë intelektual që do t’iu kushtojë rëndë Juve dhe shoqërisë shqiptare nëse gjërat nuk ndryshojnë rrënjësisht në Kosovë me 14 Shtator 2021.

Ju drejtohem Ju intelektualëve që të mbëhtesni Albinin dhe Vjosën sepse Ju shkëmbeni e jepni mendime, përvoja, bëni vlerësime e gjykime, trasmetoni trashëgiminë e vyer e vizionin e së resë dhe se ndikimi Juaj i arsyeshëm dhe i pakorruptuar është i madh edhe për ndryshimet politike dhe në shëbim të atdheut, kombit, shtetit dhe shoqërisë shqiptare.

Me besim, respekt e mirënjohje për Ju nga Skënder Sadri KAPITI

67 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page