top of page

Ing. Artan Shyti vlera e tij në rritje


Ing. Artan Shyti

Ing. Artan Shyti vlera e tij në rritje


(Një intervistë, një komunikim dhe një respekt në emër të gjithë shokëve dhe shoqeve të Maturës së Shkollës së Mesme të PërgjithshmeDhaskal Todhri“, në Elbasanin e viteve 1982.)


Prof Dr Fatmir Terziu



Artan Shytin në Elbasan, ndoshta dhe më gjerë e njohin si „rinoshin“ e atletikës. Djaloshi që në fëmijërinë e tij u lidh me sportin e bukur të atletikës, natyrshëm më pas u bë dhe Inxhnieri që bëri emër në disa fabrika në Atdhe e jashtë tij. E kështu në mesin e shokëve dhe shoqeve të tij të shkollës së mesme ai ka mbetur një i ri i qeshur, entuziast, tipik në sjelljen e tij dhe komunikimin e mirë me të gjithë, po aq dhe njeriun e thjeshtë e në rritje personaliteti. Sikurse dihet tashmë sporti, atletika, por edhe fotbolli i kanë pëlqyer shumë, por atletikën e ka patur pasion. Artan Shyti u rrit tek Lagja, që shënon emrin e saj më së shumti me „Stadiumi“-n dhe kështu afërsia dhe vizita tek ky institucion i sportit, vizitat e shpeshta atje, mbase këto e bën atë të apasionohesh ndaj atletikës kur shikonte atje atletë të nivelit kombëtar, që fitonin dhe ngriheshin në podium. Ishe thjesht një pasion që e ndoqi deri në fund të gjimnazit. Dhe më pas ai mbeti sërrish një trup sportiv dhe një intelektual, po aq dhe familjar model. Në Itali, ku ai jeton dhe punon prej disa vitesh ka një angazhim tjetër. Angazhimi human dhe komunitar e bën atë sigurisht dhe një njeri të respektuar, duke qenë një nga nismëtarët, themeluesit dhe aktivistët e “Albabell”.

Fjalia e parë e një termi tashmë të njohur në të gjitha gjuhët, atë që në shqip paraqet njohjen të bën me të vërtetë të shkosh më tutje, më larg, të qëndrosh më gjatë me “Albabell”. “Albabell”! Një emër dhe një angazhim që lidh me ura kulturore dy komunitetet, dy vende, dy tradita, dy risi të reja. “Albabell” është pra dashuria, respekti, integrimi, përkushtimi dhe mbi të gjitha sikurse thuhet në atë fjali të parë është: “laboratori i integrimit të përsosur mes dy komuniteteve!”

Pra, është laboratori i integrimit të përsosur mes dy komuniteteve, Qendra Shqiptare e Kulturës, e themeluar nga një grup intelektualësh, operatorësh të kulturës dhe sektorit të tretë, që synon të përhapë njohuritë mbi historinë dhe kulturën e Shqipërisë në Provincën Belluno, të Italisë, të nxisë integrimin e komunitetit shqiptar dhe të nxisë zhvillimin e marrëdhënieve kulturore, sociale dhe institucionale midis dy vendeve. Themeluesi i saj është inxhinieri shqiptar Artan Shyti.

Sipas themeluesit të saj dhe drejtuesit kryesor të saj, inxhinierit Artan Shyti, e gjitha ka ndodhur nga “dëshira për të grumbulluar burimet dhe përvojën shumëvjeçare të disa vëllezërve. Qendra është aktualisht e pranishme me selinë e saj në Belluno, por synon të kryejë veprimtarinë e saj edhe në komunat e tjera në provincën Belluno, gjithmonë në bashkëpunim dhe me përkrahja e komuniteteve lokale.”

Më tej duke shkuar në brendësi të misionit të kësaj organizate mësojmë se “Në kryerjen e veprimtarisë së saj, Qendra - synon të përfitojë nga mbështetja dhe bashkëpunimi i organizatave të ndryshme, publike dhe private, në Itali dhe Shqipëri. “Albabell” shfrytëzon përfshirjen aktive të përfaqësuesve të shquar të botës akademike, kulturore dhe letrare shqiptare dhe punën e shumë vullnetarëve. “Albabell” planifikon rrugë ndërkulturore duke respektuar prioritetet dhe jetën e përditshme.

Drejtuesit e kësaj organizate shtojnë se “Ne jemi të bindur se duke filluar nga më të voglat është e mundur të krijohen hapësira fizike dhe sociale të dialogut ndërkulturor, duke realizuar veprime të socialitetit që favorizojnë një klimë të favorshme për dialogun ndërkulturor dhe ofrojnë mundësi për thellim dhe mundësi për njohuri nëpërmjet artit, kulturës, formave narrative , multimedia. Është një ndjenjë e përhapur se rrugët sociale midis të rinjve me origjinë italiane dhe të huajve të rinj, në shumë raste të lindura në Itali, ndjekin një rrugë të përbashkët në ciklet e shkollave fillore dhe pastaj përhapen nga shkolla e mesme, shpesh duke shkaktuar grumbullime sipas kombësisë ose zona e origjinës së të rinjve ose prindërve”.

Dhe kur flasim për drejtuesit, ata janë të gjithë intelektualë dhe të mirëintegruar në jetën italiane, duke filluar nga Presidenti dhe themeluesi Artan Shyti, i lindur në Elbasan në vitin 1964. Diplomë në Inxhinierinë e Materialeve nga Universiteti i Tiranës në vitin 89 dhe i njohur në Universitetin e UNIPM Marche në vitin 2011. Përgjegjës për R&D (kompani fotovoltaike). Konsulent ndërkombëtar për panelet fotovoltaike.

Pra emri “Albabell” është zgjedhur si një simbol i bashkimit midis komuniteteve shqiptare dhe Bellune, një fillim të ri, një epokë të re që përballet me të ardhmen pa harruar të kaluarën. Organizatorët dhe drejtuesit e kësaj organizate theksojnë “Është zgjedhur si Lindja, Primordiale e një bote të re: Nga shëndeti dhe bukuria psikofizike-fizike, pa lënë pas dore kënaqësinë dhe kënaqësinë e vetë Vetë. ALBA është periudha e ndërmjetme ndërmjet natës dhe ditës së plotë. Fillon në dritën e parë të ditës, momenti i quajtur edhe agimi, duke kulminuar me agimin dhe duke përfunduar me ngritjen e Diellit, momenti në të cilin buza e diskut diellor shfaqet mbi horizont”.

Duke qenë se një nga vizionet e tyre është "Një Jetë e Gëzuar në Integrimin e Diversitetit, në një Planet Prosperues" dhe ne u urojmë mbarësi dhe suksese në misionin e tyre, po aq dhe Tanit, shokut tonë të respektuar të viteve të shkollës së mesme, i urojmë mbarësi, suksese, shëndet dhe mbi të gjitha Gëzuar Ditëlindjen e tij në një datë të tillë të shënuar, që mbetet një datë e shenjtë për të, 13 Shkurti. Për këtë dhe mjaft të tjera, në mesin tonë, në shoqërinë dhe Grupin tonë, tashmë të maturuar e të ndërtuar mbi baza të reja memorjejesh, mbi rrënjët e familjeve të ngritura në vite, arsyet shkuan në një intervistë më të destinuar respekti dhe njohjeje të plotë, në kohë, hapësirë dhe vend. Për këtë ne iu drejtuam disa pyetje dhe Tani, natyrisht, duke mos diktur se ishte një „surprizë' e largët për ditëlindje na u përgjigj në kohë.


PYETJE PËR ING. ARTAN SHYTI


Pyetje: Kemi njohur një Artan Shyti ndryshe në vitet që pasuan bangat e shkollës së mesme. Ku qëndron ndryshimi në këto vite?


Përgjigje:


Karakterialisht Jo, besoj të kem ngelur po ai djalë i shakave, alegrisë, shoqërisë dhe i hapur në shoqëri, nuk kam komplekse, bëj shoqeri me këdo dhe respektoj këdo. Ndryshimin e shoh në përmirësimin e disa përqasjeve apo pikvështrimeve ndaj jetës, realitetit dhe njerëzve dhe pikërisht në dy aspekte: e para, jo se nuk isha më parë, por e shoh me shumë qetësi zgjidhjen e problemeve që jete të paraqet dhe e dyta duke punuar shumë me vetveten për të qënë një „person i lire“, i pakondizionuar nga informacionet e pakontrolluara e nga të tjerët. Shpesh e shoh veten edhe „contocorrente“, kundër turmës, jam berë shumë kritik ndaj realitetit dhe vë shumë pikëpyetje për atë cka ndodh. Nuk është shenjë mosbesimi por një luftë brënda meje të kuptoj rrënjësisht „pse“, një luftë midis informacionit dhe realitetit. Mbase me kalimin e viteve ose i pranon gjërat sic janë pa kërkuar pse ose krejt e kundërta. Un jam tek e dyta.


Pyetje: Një sportist model në atletikë, ku keni qenë vlerësuar dhe jeni bërë një nga 'modelet' e brezit të viteve teëdhjetë në Elbasan, si mund të na e shpjegoni?


Përgjigje:

Sporti, atletika por edhe fotbolli më ka pelqyer shumë, por atletikën e kam patur pasion. Mbase, pas shumë vitesh kur mendohem, ishte cështje karakteri. Atletika edhe pse në kuadrin e një squadreje, është një sport „individualist“, je ti dhe të tjerët , nuk është squadra, gabimin apo dobësinë tënde nuk mund ta korrigjojë kolegu yt dhe kjo të jep më shumë përgjegjësi dhe më shumë forcë për të qënë më i miri. Dhe e dyta edhe cështje kohe: 400 apo 800m duhet ti përshkruaja brënda një kohe të përcaktuar dhe sa me shpejt. Unë u rrita tek Lagja „Stadjumi“ dhe shkoja shpesh atje, mbase kjo më beri te apasionohesha ndaj atletikes kur shikoja atlet të nivelit kombetar që fitonin dhe ngriheshin në podium. Ishe thjesht një pasion që e ndoqa deri në fund të gjimnazit.


Pyetje: Natyrisht shkolla e lartë ju bëri një kuadër që natyrshëm ishte i përgatitur për të realizuar mjaft ëndërra. A mund të ma thoni më shumë?


Përgjigje:

Me qënë objektiv dhe i sinqertë ndaj vetes, unë aplikova direkt pas Gjimnazit, sepse atë vit kush kishte mesatare të lartë nuk do bënte „stazhin“ në prodhim, por nuk ma dhanë edhe pse me nota mjaf të mira, për arsye që tashmë dihet se si ka qënë sistemi. Pas një viti më „dhanë“ në mënyre „oblikative“ inxhinierinë metalurgjike, edhe pse aplikova për „Mjeksi dhe Inxh. Kimike“. Edhe pse jo me shumë pasion për atë degë, unë e pranova dhe vit pas viti binda vetveten që duhet ta mbaroja mirë dhe studjova dhe duke studjuar mirë gjen edhe kënaqësine dhe u binda që ishte një degë me prespektive jo vetëm në Shqiperi por dhe sidomos jashtë.

Kam një veti: i nënshtrohem fatit apo kushteve që nuk varen prej meje. Edhe nëse nuk jam i kenaqur për momenti në këtë fat të „jo të mire“ mundohem të gjej pozitivitetin, ta tranformoj në diçka te bukur, të dobishme,me vlera dhe të shkoj edhe më tej duke e pranuar dhe perfeksionizuar atë që unë e quaja „ jo fat të mire“. Dhe ashtu bëra hyra në një bote sa të

ashpër në dukje por edhe afashinate sepse të jep shumë sfida dhe të bën të eksperimentosh, të vesh veten në provë. Eshtë e vërtet, thënia e Bukoëskit: ndonjëherë nqs nuk beson tek ajo që bën, ose e bën pa shumë interes, përfundon që e kryen në mënyre perfekte dhe me vision, sepse je i lire nga implikimet emotive.


Pyetje: Ju emigruat në Itali, si e keni gjetur veten atje?


Përgjigje:


Jam i mendimit që fati i njeriut ndjek personalitetin e tij. I vura qëllim vetes të largohesha nga Shqipëria vetëm nëse garantoj një punë diku në Europë. Nuk nxitohesha të largohesha sa më shpejt edhe pse rrjedha, provokimet e momentit, ishin të forta, bëhej fjalë per vitet 90,91 e 92.

Punoja në uzinën e Fe-Cr në Elbasan, pas dy viteve të lodhshme në turn, si inxhnier turni, drita jeshile u hap në periudhën e ndërrimet të sistemeve dhe më ofruan pozicionin e shefit të repartit. Po e bëj këtë parantez sepse largimi im për në Itali ishte disi i veçantë. Duke qënë shef reparti më caktuan të punoja 6 muaj në Institutin e Kërkime-Projektimeve Metalurgjike për një projekt bashkëpunimi midis Fabrikës dhe Zyrës së Fe-Cr në Institut. Më ra në dore një katalog furrash ferrolidhjesh me adresa nga e gjithë bota. Më lindi ideja të shkruaj CV time dhe e dërgova gjithandej: Australi, Gjermani, Francë, Belgjikë, Norvegji, Finlandë, Usa, Itali, ect. Të vetmit që më dhanë përgjigje pozitive dhe në kohë të shpejtë ishte një Kompani metalurgjike tepër e dëgjuar në Itali e cila më ofroj kontratën e punës si dhe akomodimin e parë. Ishte maj i 1993 kur u largova nga Shqiperia.

Jam gjëndur shumë mirë, kam punuar gjithmonë në profesionin tim dhe besoj të jem rritur mjaft profesionalisht por mbi të gjitha Italia ka qënë një Universitet për mua në mënyrën dhe përqasjen ndaj jetës,punës, mentalitetin, strategia dhe filozofia e të punuarit dhe të manaxhimit të punes, të kohës apo të projekteve. Sigurisht me gjithë impenjimet e punës arrita të jap provimet shtesë për njohjen e titullit „Ing. Materiali“ apo Dott.Ing, sepse ketu sistemi dhe termat janë pak ndryshe. Gjëndem shumë mire dhe Italia, italianët janë shumë mikprites gjë të cilën e kanë demostruar në vite.

Të vendosësh të jetosh në një vend të huaj duhet kurajo, sepse në fillim je„askushi“ dhe duhen vite të demostrosh kush je, të demostrosh aftësitë tuaja dhe të vihesh në provë. Duhet të dish të përfaqesohesh, të krijosh miqësi të reja, të respektohesh e të repektosh, duhen shumë sakrifica e lodhje që të arrish objektivin tënd dhe atë që ti meriton.Eshte nje sakrifice dhe lodhje e jashtezakonshme në vitet e para kur ti di gjithcka profesionalisht apo pothuajse gjithcka dhe nuk ke mundesi të shprehesh apo të perfaqesohesh dhe kur të vij ajo dite „të shprehesh profesionalisht“ duhet sakrifice, pune dhe ta meritosh ate dite apo atë pozicion. Dhe keto nuk vijnë me një ditë.....Dhe më lini ta them , të jesh emigrand nuk është nje aftesi e të gjitheve,jo të gjithë e bjënë, duhet të kesh shpirtin e „aventurës“ e të „dish të rrezikosh“ sepse jeta në emigrim do të sprovojë në cdo moment e ti duhet të dish të reagosh në mënurën e duhur, në kohën e duhur e me shumë profesonalitet.


Pyetje: Jeni aktiv në komunitet dhe keni krijuar dhe një shoqatë, më shumë për lexuesit tanë.


Përgjigje:


Po, edhe pse vonë pas shumë vitesh, ne maj të 2019 u bera inisiator, sepse e kisha mundësinë, sigurisht bashkë me një grup shqiptarësh , intelektualësh dhe krijuam shoqatën e parë shqiptare këtu në Belluno, e quajtur „AlbaBell“ që do të thotë Alba- Albania e Bell- Belluno, qyteti ku jetojmë. Shoqata është sigurisht „no profit“ dhe ka për qëllim ruajten, përhapjen, shpërndarjen e kulturës dhe zakoneve shqiptare në territor, luftën kundër diskriminimit, integrimin e shqiptarëve por jo assimilimin, por ruajtjen e identitetit duke respektuar territorin dhe strukturat lokale. Personalisht nuk jam për integrim-asimilues të emigtantëve por për bashkejetes e kulturave pra per multikulturalizem. Të tjera aktivitete të shoqatës janë ruajta e gjuhes shqipe, kurse shqipe për brezin e dytë apo të tretë të emigratëve, shpërndarja e

informacioneve locale me karakter social -kulturor të dobishme për komunitetin tonë,ect. Sigurisht nuk mungojnë festat nacionale, fetare apo dhe eventet kulturale të organizuar nga Komuna e Bellunos siç është „Festa e Popujve“, takimet me pushtetin lokal për

përmirësimin e jetës së emigrantëve, për njohjen e probleme të tyre dhe parashtrimin e zgjidhjeve paraprake.Sigurisht kemi një grup tepër aktiv dhe nje komunitet shqiptarësh të mrekullueshëm.


Pyetje: Ku qëndron familja tek Artan Shyti?


Përgjigje:


„ Che cos'é la felicita? Una casa con dentro le persone che ami“ di Amy Bratley.

Cfarë është lumturia? Një shtepi brënda me personat që i do, qe i do apo i dashuron“.

Lumturin, besoj duhet ta gjejmë brenda vetevetes por mbi të gjithe tek familja, sigurisht edhe tek shoqeria.

Familja eshte gjithcka, eshte një arritje, një perkushtrim, pse jo edhe vuajte e sakrifica por është sensi e jetës dhe thelbi i të qenit të lumtur e i kompletuar.


Pyetje: Cili është mesazhi juaj në këtë kohë që kalon shoqëria?


Përgjigje:


Do të doja të percillja shumë mesazhe për kategori të ndryshme njerëzish dhe për argomente të ndryshme, por po koncentrohem tek momenti dhe koha që po kalojmë:

Mbase nuk jemi, nuk jeni përgjegjës për momentin të cilin po kalojmë, por do jeni përgjegjes nëse nuk bëni asgje për ta ndryshuar. “Non temete i momenti difficili. Il meglio viene da lì.” (Rita Levi Montalcini) “Mos u frikësoni nga momentet e vështira. E mira do të vijë pikërisht nga aty”

Për moshat e reja, rininë, rininë shqiptare në Europe, brezin e dytë apo të tretë të emigracionit, do të doja ti kaloja një mesazh tjeter: Manazhoni mirë kohën dhe energjinë tuaj dhe viheni në sherbim të një pasioni,ideje apo objektivi dhe mos harroni asnjëhere të kaluarën tuaj dhe origjinën , njihni të kaluarën tuaj, të prindërve tuaj, luftoni që të keni një identitet, “një popull që nuk njeh e respekton të djeshmen e tij , nuk mund të ketë një të nesërme të bukur dhe me identitet”.


64 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page