top of page

IMAZHI ARTISTIK DHE SUBLITETI KRIJUES I POETI ARQILE V GJATA



Pregatitur

nga Prof,Zejnepe Alili– REXHEPI!!

Nga Universiteti EVROPIAN JUG.LINDOR MAQEDONIJA E VERIUT!!

Imazhi artistik dhe subtiliteti krijues i poetit Arqile V Gjata

Vëllimi poetik “Lumenjtë janë të vjetër”, i Arqile Gjatës, poetit vlonjat që prej disa vitesh jeton nëAthinë, nxit asisoj ritme idesh që dallgëzohen si valë, me forma të përpikta renditjesh poetike. Lumenjtë janë simbolika e udhëtimeve gjarpëruese mbigjeografinë e Atdheut, ashtu si poeti i kudondodhur, që gjithmonë e barthistorinë e vendit të tij, e bart shpirtin e dheut stërgjyshor. Asnjëherë nuk i përkufizon kufijtë dhe kohën si perceptim i së veçantës personale, por i lë meato përmasa hapësirash shqiptare, të cilat i ka të njohuara edhe lexuesi.

Vepra, veç përcaktohet në disa linja përshkrimore: koha - dashuria = atdheu -ëndrra.

Arqile Gjata, kuptimishtështë poet paqësor, por që entuziazmi poetik i ndikur nga fati historik ivendit të tij, e bën vargun më kumbues e të “sertë”, sepse dhembja është burimnjohjesh e frymëzimesh .

Përvoja krijuese disa vjeçare, shkrimtarin e ka pajisur me urtinë që u paraprin perceptimeve të jetës, duke i radhitur të njëpasnjëshmeveprat: “Kur trazohet jeta” (poezi) - 2005, “Kurorë me ngjyra” (poezi) - 2006,“Qyteti që kërkon muzikë” (tregime) - 2008, “Gratë e poetëve” (poezi) - 2009,“Një ese për jetën” (kritikë letrare) - 2010, “Jeta më vjen si poezi” (poezi) -2010, “Kur thinjet deti” (poezi të zgjedhura) - 2012, “Lumenjtë janë të vjetër”(poezi) – 2014. Botimi i fundit është libri që e sjellim para lexuesit edhepërmes këtij vështrimi letrar.

Në këtë vepër, poeziapararendëse është “Dua të flas me ty Vlorë”, e cila e portretizon prejardhjenfisrore, vendin e bekuar, të quajtur - vendlindje!

Vargu domethënës “Dua të flas me ty Vlorë” plotësohet mevargun “Të t vi pranë përsëri me puthjen ememories!

”. E sa shumë mall ngërthen ky varg!

Në këtë poezi, veçmas të bën përshtypje mendimi i Bertrand De Luvenel, shënuar poshtë titullit të poezisë “Ështëkapitalizëm, i dashur idiot. Një shoqëri e Deleve, krijon njëherazi një qeveri të Uqërve”. Një antitezë shumë e fuqishme kjo, me këtë ndërthurje vargjeshe thëniesh...?!

Përse një ndërlidhje e tillë,pyetemi?

Duke u ndalur në rrethanat epërgjithshme shoqërore, shpesh ndizen shkëndijëza dilemash dhe trazojnëpikëllime njerëzore, madje edhe të shpiejnë në polemika, më të thella sesasipërfaqësore.

Ndoshta, pikërisht këto dilema, do ta arsyetonin disindërlidhjen e tillë të poetit!

Duke iu referuar titullitpërmbledhës të vëllimit, sidomos asociacionet që zgjon në ne simboli - lumi(lumenjtë), e gjejmë ndërlidhjen e frymëzimit me imazhologjinë, ku figuracioniartistik dhe eksplorimi mbi gjuhën (të pasur e të ndjeshme) të dërgojnë sinjaledeshifrimesh përtej kësaj, diku në lashtësi, në zanafillë...,

Ku fjala si porosi qëndron mbi formënpoetike. Pasqyrimi i hollësishëm i ngjarjeve, thellësia e mendimit dhelidhshmëria jetike e formëson boshtin tematik atdhetar, që shtjellohet ngapoezia në poezi, me seriozitet të mirëfilltë krijues.

Arqile Gjata, është nga ata shkrimtarë, brezi i të cilit e vuajti më së shumti ideologjinë ndonëse sot, kur ai shkruan, ajo i reflekton .

“Nga memoria e largët” (50), dukealuduar në një kohë më të artë, ndonëse e largët (antikiteti) dhe pamjaftueshëme njohur, siç shprehet në këto ngasje krijuse:

Nuk di kush ka lindur i pari në botën tonë,/as të vdekurin e parë...askush nuk e di./Të gjithë puthën njëri-tjetrin!” Mandej, po me atëintensitet të të shprehurit, vijon: “vendbanimii të parit/ende nuk ka atdhe,/tfalesha, ti flisja me shpirtin tim!

”. Megjithëse me ngjyrim pikëllues, autori synon tubimin e shqiptarëve rreth trungut kombëtar, që mallkimi të mos prekë askend e të mbetet jashtëkëtyre rrënjëve. Kjo është bota e brengave që bart me vete poeti, për tëmposhtur kohën që teksa rrjedh, fshin çdo gjë të paqëndrueshme para vetes.

Prandaj, Gjata, kërkon unitet shqiptar rreth një trungu të paluhatshëm. Poetinë mërgim, më së shumti nga të gjithë e kupton këtë shqetësim, shqetësimin eshkapërderdhjes së fisit nëpër rrugët e përbotshme.

Autori e bën transparente praninë etij, gjë që edhe e tregon personalitetin letrar, në harmonizim me mendimet që i përvidhen nëpër damarët e gjakut, ndonëse metaforat nuk shërbejnë vetëm si forma artistike mbretëruese, por e kanë mprehtësinë e mjaftueshme sa ta drejtojnë lexuesin te objektivi, ku padyshim, fshihet mesazhi …

Ai mesazh derdhet si mendim i posaçëm, largpërçues dhe në realitet të ngulit perceptimin e diçkaje të atij mendimi jashtë konturave të personales. Herë-herë, Brenda poezive të Gjatës, indesh vargjet hokku... dhe nxitesh për të zbërthyer thelbësoren e brendisë së tyre

Fusha e shahut varrezë e tmerrshme/me ushtarë e kuaj të bardhë” apo duke vijuar më tej “Nëpër kuadratet e shahut ka dhe trima.../fillojnë e vdesin në moshë të rinisë/e lënë pas kuadratetë përgjakur” (Kur luaj shah, 116).

Në të vërtetë, historitë kombëtare janëtë pranishme përmes kujtimesh, andaj një poet edhe vetëm me dy - tre vargje tëshkurtëra, pa stërzgjatje vargëzimesh, e qartëson se ku aludon vargu i tij, kutë shpie mesazhi i poezisë. Në brendinë e poezisë së Gjatës, ka plot vargje qëmund të qëndrojnë si të mëvetësishme, por gjithmonë me forcën përçuese të njëngjarjeje të tërë...

Sipas një zgjedhjeje metodologjike,formësore e ideprurëse, mbështetur mbi analogji idesh, del se lumi është rrjedha e jetës.

Lumi, përcilindo poet, është nisma e periodizimit të ngjarjeve përmes vargjeve, qënënkupton se ama e pashterur dhe rrjedha e pandalur gjarpërojnë nëpërkalimet kohore si në kapërcyllin e shekujve. T’i afrohesh sa më pranësynimeve dhe ndjenjave të autorit, për lexuesin, është si të ribësh së jashtmiudhën e tij. Kjo ndërlidhje: autor - lexues, është mishërim i universalizmittematik që dëshmojnë për formimin kulturor të poetit dhe objektet heterogjeneqë mundet të perceptohen dhe zbërthehen nga lexuesit.

Në sajë të idesë, autoritë shpie vëmendjen gjetkë, brenda filozofive që të nxisin njëlloj lidhjeje afiliacioni (bijësimi) për ndikimin nga lumenjtë dhe analizën logjiko-filozofikedhe atë teoriko-estetike, që është trajtuar nga shumë autorë. Kërkimet elidhjeve, ngjashmërive ideore-tematike, afrisë dhe ndikimit, përkapen vetë meanë të universalizmit të njohjeve, etapave kohore, situatave..., gjithmonë nëraport me përjetimin shpirtëror të poetit, sikur janë të pranishme “Në çdostinë” (126).

Në vëllimin e Arqile Gjatës, vëmë re gjuhën e përzgjedhur e të begatshme (sintaksë të pasur e norma dialektore),ndërlidhjen e mitologjisë (ilire) dhe të tjera të antikitetit, krahasimengjarjesh e figurash..., të cilat përmes një ndërthurjeje semantike, mbetenpoezi mesazhesh të pranueshme e të rëndësishme.

Poezitë e GJatës të zgjojnë kërshërinë e vazhdueshme për të kuptuar dhe njohur ndjesitë autoriale të përcjellura në formë vlerash letrare.

·



32 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page