Ilmi Tahiri: Tivar o Tivar, pse aq shumë ti na ke vrarë ?!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 1
- 1 min read

Tivar o Tivar,
pse aq shumë ti na ke vrarë ?!
Pse aq shumë ti na ke vrarë,
athua pse veç që ishim shqiptarë,
ishim trima dhe legjendar,
në këtë masakër mijëra
të pushkatuar dhe të vrarë,
nga pushtues dhe barbarë,
ishe ferri për shqiptarë,
Tivar ,o Tivar ti u bërë gjakatarë,
të mallkuar qofshin barbarë,
këta të vdekur për ne
por janë bërë fanarë,
dritë atdheu i kombit shqiptarë,
Molla e kuqe të dërgoi fjalë,
mos harro more Tivar,
se edhe Çamëria ka ende shqiptarë,
ti të gjithëve s’na ke vrarë,
edhe pse gjenocid
ti bërë mbi shqiptarë,
Ilirida të dërgon sot disa fjalë ,
edhe Lugina është ende gjallë,
Prishtinë , Vlorë gjithandej
jemi legjendar , edhe toka
at çmenduri dot ty s’ ta fal,
sa famëkeq në histori
ti mbete për shqiptarë,
dënoj Zot ata barbarë,
bëri shkumb dhe hi
si të vdekur edhe ata të gjallë
Tivar , o Tivar , masakër, tmerr
dhe ferr për shqiptarë,
kush dha urdhër për ti vrarë
është i njëjti si ata barbarë,
kot pandehin se s’mund
të na shfarosin as qenie as farë.
për armikun jemi plumba,
për atdhe edhe komb legjendar.
Autor : Ilmi Tahiri
Poezi e vëllimit tim tē tretë poetik " Për ty Kosovē".
Comments