Ildije Xhemali: PELIKANI BUZË BREGUT
- 12 hours ago
- 1 min read

PELIKANI BUZË BREGUT
Shëtisja buzë një lagune të detit Jon, si turiste.
Buzë bregut, takuar me tokën, një pelikan midis jetës dhe ikjes prej saj.
Më tërhoqi vëmendjen dhe u afrova.
Patëm një bashkëbisedim të heshtur të dy.
- Përse je larguar nga tufa dhe ndodhesh i vetëm në KËTO ÇASTE, kur duhet të ishe pranë të dashurve të tu ?!
Më foli më tepër me dritën e syve që po i venitej, se sa me çdo shqisë e mënyrë tjetër të të shprehurit.
-Dua që brezat e mi të kërkojnë të fluturojnë e udhëtojnë ku kam lënë gjurmët e mia në përleshje me çdo gjë që më ka penguar të jetoj dhe ja kam dalë të jem i fituar!
A nuk ngjan dhe TI me një një nga pasardhësit e mi ?
A nuk po shkel ku dikur kanë qenë rrënjët e të parëve të tu?








Comments