Ildije Xhemali: MËSIM JETE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 27 minutes ago
- 1 min read

Jam si ky dru,
ku gjethet rënë
degët rralluar,
limfa
rrjedhë ngadalë.
Rrënjët nuk ipen,
ju demostroj:
"Jam gjallë."
Mos e pre
të vetmin lastar
lëre
të vegjetojë,
në s'lidhi frutin,
pran'verën t'ju kujtoj.
Vlera s'kam
si në rini,
plot fruta
me ëmbëlsi.
Në se
mbas një të forte stuhi
u rrëzova
të ringrihem
s'kam fuqi,
kujtomëni për të mirat, falmëni të metat,
gabuar unë,
gabuar ti.









Comments