Ildije Xhemali: ME DALTËN E ZEMRËS
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 7 minutes ago
- 1 min read

Sikur
e talentuar të isha. . .
Me daltë
do gdhendja
një grua
jo perfekte, në linja,
të bukur nga brenda.
Një grua
të zakontë,
se zemra
ma urdhëron mua.
Me ballin të menduar,
me sy të lëngëzuar,
përherë të merakuar,
me lëkurë të rrudhosur,
me gishta të trashë,
e flokë të hirnosur.
Gjithësecili,
me nderim afruar
parë e admiruar,
luftëtaren e jetës
të dashurisë,
të besës.
Diçka e gjithçka,
tek ajo
të NËNËS, do të gjente
dhe ndjente,
të madhen BUKURI,
të rrallën
Madhështi.
Është deti
që, mbi shpinë,
varka e meraqeve
përherë i mbeti.
Se është mali
që stuhitë
pret e zbut,
për fëmijtë
asgjë s'e tut.
Comments