Shkëlzen Halimi: KUR PËR LETËRSINË SHQIPTARE SHPËRTHEJNË LOTËT E KROKODILIT
- 1 hour ago
- 1 min read

Midis nesh ka shumë individëve që shtiren si intelektualë dhe si njohës të kulturës, letërsisë, historisë, sociologjisë, antropologjisë, çështjeve fetare e kështu me radhë, të cilët imponojnë disa të vërteta të çoroditura. Këta individë, gjithnjë për interesa të veta, janë pajtuar që, veç tjerash, të “marrin një mision” për ta ndryshuar realitetin e letërsisë shqiptare. E gjithë kjo tregon se ndër ne ka shumë matrapazë që bëjnë përpjekje që ca ide të huaja (të llojit sorosian) t’i shesin si diçka autentike, të cilave shqiptarët do të duhet t’u binden. Nuk bëhet historia duke hequr dorë nga disa të vërteta të dokumentuara, e as letërsia shqiptare me tema që s’kanë asgjë nga indi shqiptar.
Përpjekjet këmbëngulëse dhe në forma të ndryshme që të imponohet një identitet i ri, është një përpjekje për ta përmbysur realitetin shqiptar. Mbase kjo është pasojë e shfrenimit të politikave shqiptare, të cilat në krye të institucioneve me rëndësi kombëtare kanë vënë injorantë si shpërblim i të qenë aktivist i devotshëm partiak.
Injoranca ka depërtuar thellë edhe në institucionet arsimore e kulturore, dy shtylla këto kryesore të kultivimit të identitetit kombëtar. Hapja e “reparteve” pa i përdorur filtrat e domosdoshëm, aty ku nuk e kanë vendin, futen e anëtarësohen individë me vlera ty dyshimta morale-artistike, punën e të cilëve e kanë kryer, por edhe e kryejnë shitësit (për çmime të majme) e dorëshkrimeve të gatshme me poezi e prozë. Dhe blerësit e këtyre “të mirave” sot i ke nëpër promovime e forume të ndryshme, ku nga “dhimbja e madhe” për letërsinë shqiptare shpërthejnë vetëm lotët e krokodilit.
Ndaj, pse duhet të habitemi për gjendjen në të cilën jemi....








