top of page

Ikje, trishtim !...


 

Nga  Petrit  Malushi

 

Ikje, trishtim !...

  

“Ikje”, … fjalë e rëndë, shkëmb i zi :         

Për në Kanada dy kolegë emigruan,   

Tre miq të mirë për në Itali,

Dy të tjerë në Gjermani qëndruan…    

 

“Ikje“, … si rrjedhë uji që nuk ndalet :

Herët, ca të njohur Greqinë “pëlqyen”,

Në Angli shkoi një shok “të heqë hallet”,       

Prej Zvicre, në Francë ca të tjerë u kthyen.

 

“Ikje”,… sjell e lë pas trishtimin, mal :    

Një fqinj fluturoi për në Amerikë,

Për në Australi ai që pata përballë,                       

Një shok fëmijërie ndali në Afrikë…

 

Si zogjtë në fundvjeshtë lënë foletë

Të rinj, moshë e mesme, të moshuar

Endërrthurur për një më të mirë jetë…

“Ikje”, trishtim…plagë që s’ka të mjekuar !    

6 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page