top of page

IDILI IM


Vladimir Muça

Idili më ndoqi në jetë, Në shpirt si një pegas; Ngado si diell mbi retë Dëshirash ngrirë acar.

Idili kurrë s'më braktisi Qëkur bridhja pyjeve djalë, Dhe kur jeta në mure zifti Më qasej Ai si Shën Gral.

Idili më ndoqi në jetë, Në shpirt i vetmi ushqim, Në këtë botë të vërtetë Më ushqeu me ngadhnjim.

Në jetë në kupa Shën Gral Ç'ka doja, në te e gjeja, Në çastin e zi,më fatal Më zgjohej e mira nga mendja.

Idili, idili më ndoqi në jetë Pa dromca,në rrugë të vërtetë. 20 Majë 2020


ANTIPODE

Ka gjëra që harrohen shpejt: Si qejfëmbetjet, zënkat, mëria, Shtegtojnë diku si shpend, E nuk të qasen tek vetmija.

Ka gjëra që mbeten për jetë: Dhimbjet,malli,dashuria, Si një vendstrehim i vërtetë Ku s'hyn dot lakmija.

Ka njerëz që i mbajnë të gjitha Në një magaze, ku vdes varfëria, E shpirti lexon veç qiejt, Të zgjidhë në te enigma. 16 Majë 2020


AMANETI

Sa jam gjallë më duaj, Në punë e jetë nderomë, Në iksha mos vuaj Se s'kam për të dëgjuar.

Në udhë të gabuar qortomë Jo fshehtas,pa mllef,si në sini!... Sa jam gjallë dënomë Çdo qelizë të më djerrsijë.

Siç është kjo botë lanete E pa ngopur në këngë e valle, Mos kërko jetë tjetër për vete, Jetoje jetën sikur s'ikën fare. 2004

26 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page