top of page

Ibrahim Beqir Alla, u largua duke na lënë një pasuri të madhe shqip


Ibrahim Beqir Alla

Ibrahim Beqir Alla, u largua duke na lënë një pasuri të madhe shqip


Prof Dr Fatmir Terziu


Ka ndërruar jetë një nga figurat më emblematike, plot disiplinë edukative dhe pedagogjike, të përkushtuara dhe tejet të respektuara të një zone mjaft arsimdashëse dhe të nderuar në fushën e arsimit shqip, Ibrahim Beqir Alla. Njëkohësisht dhe letrave shqipe i është larguar nga rrjeshti i saj i ndjeshëm një poet, shkrimtar që arriti të botonte në jetën e tij vetëm një vëllim poetik dhe la në dorëshkrim mjaft vepra të tjera. “Në garë me diellin” autori e botoi tek “Toena” dhe pati një vlerësim të ndjeshëm. (Në garë me diellin : poezi / Ibrahim Alla; Yllka Avxhi. 1878).

(Në garë me diellin : poezi / Ibrahim Alla; Yllka Avxhi. 1878).

Ibrahim Beqir Alla është mësuesi i gjuhës së bukur shqipe në disa shkolla të Atdheut. E nisi mësuesinë në shkollën “10 Dëshmorët” të Trebishtit dhe më pas tek “Sadik Stavaleci” në Tiranë dhe “Gramoz Palushi” në Babrru të Tiranës, ku dhe doli në pension. Për punë ta lartë dhe rezultate të shumta cilësore është nderuar me “Qytetar Nderi” në fshatin etij të lindjes.

I lindur në 4 Tetor 1946 Ibrahim Beqir Alla udhëtoi një jetë të tërë mes librave dhe arsimimit që nga vendlindja e tij e dashur, në shkollë të mesme në Durrës dhe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës ku gjithnjë ishte një student i shkëlqyer.

Ibrahim Beqir Alla ishye pasionant i Gjuhës Shqipe, mbledhës i fjalëve të ralla, hulumtues, studiues. Krijues i ndjeshëm dhe me një risi të pastër të intelektualit të sinqertë e të thjeshtë.

Ibrahim Beqir Alla ka qenë një nga korrespodentët e rregullt të gazetës “Ushtima e Maleve” dhe një bashkëpunotër i “Mësuesi”, “Gjuha Jonë” dhe “Edukimi Pedagogjik” etj. Ka drejtuar konkurse të ndryshme pedagogjike të Gjuhës Shqipe dhe më tej. Në të gjithë këto udhëtime ai kishte një zonjë grua, koege dhe shoqe të respektuar në fushën e arsimit shqip. Familja e tij ishte dhe mbeti një model qytetar për të gjithë ata që e njohën.

Edhe unë e kam njohur nga afër, e kam ndjerë vullnetin e tij, dhe në kohën që isha mësues në Ostren të Madh kam patur një bashkëpunim të ndjeshëm e të respektuar.

I qoftë i lehtë Dheu amë!


294 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page