top of page

I riu President!


Nga Petrit Malushi


I riu President!


Prej majë mali në lagunë,

Në katund e në qytet

Doli lajmi : “Nisni punë,

Për të riun president !”


Në takime, konferenca,

Nëpër studio blu dhe gri

Propozime, preferenca,

Jetëshkrime, garanci…

“Më të mençur, të betuar

Nga Unë, tjetër mos kërkoni !

Nuk do gjeni më të zgjuar

Mos u lodhni, më besoni !


I florinjtë, karat njëzet,

I pavarur, pa parti,

Nuk përthyhem, jam i drejt !...

Për ju tretem si qiri !”


“Ai mundet…edhe s’mundet…”

Flitet për një mik, një shok

“Mielli do ndahet nga krundet

Në bisedën kokë më kokë!”

“Pa dhënë prova, sakrifica,

Pa shoshitur kënd më kënd,

Pa vënë vulë kryeshumica,

Askush s’ulet në atë vend !”


Unë,… Ti,… Ai,… Ajo…

Janë të thella këto punë !

Listat, lojë hiq dhe shto

Për të vënë ca në gjumë !

Dhe kërkimet s’kanë të ndalur !

Po pret kolltuku, lëkurë !

I riu president do shpallur

Qoftë grua, qoftë burrë !

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page