I paharruar kujtimi i Vahide Ismaili!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 6 hours ago
- 2 min read

I paharruar kujtimi i Vahide Ismaili!
Ka ndërruar jetë në vendlindjen e saj të dashur, Peshkopi, nëna e shtrenjtë e Prof Gëzim Alpion, një nga figurat intelektuale më eminente të komunitetit shqiptar në Mbretëri të Bashkuar. Dhimbja e largimit të nënës së tij është shprehur me fjalët më të ndjeshme në rrjetet sociale dhe komentet e kanë „zbutur“ disi ikjen në amshim të nënës së tij të dashur. Kështu me puthjen e duarve të saj, syve të saj, që e ndiqnin në të katër cepat e Botës, që nga koha kur ai u largua si student i shkëlqyer në Egjypt e deri kur Prof Gëzimi, krijoi familjen e tij në Mbretëri të Bashkuar dhe ajo, nëna e tij e shtrenjtë, pra Vahide Ismaili, kishte sytë e saj sa tek i biri, tek nusja djalit të saj të dashur Gëzimit, Dashi, e dy fëmijët e mrekullueshëm e të talentuar të tyre.
Me këtë mall e me këtë dashuri të shpërndarë vizionesh e ëndrrash, nëna e Gëzimit tashmë është në duart e Zotit. I gjendur pranë saj në ditë të tjera, po aq sa dhe në ditët kur Gëzimi lobonte për Rrugën e Arbërit, ndoshta është një lehtësim i vogël, që ajo, nëna e tij e dashur, ndryshe nga babai i Gëzimit që ndërroi jetë pak vite më parë, të shihnin bashkimin gjeografik me Kryeqytetin në pak orë me atë rrugë që i biri e loboi me shokë e me kohë, e në atë rrugë që i ati e pati shkelur bashkë me të me qindra herë kur Gëzimi ishte student në UT.
Ndërsa në 23 maj të këtij viti pena e Prof Gëzimit shkroi status ndryshe të dhimbshëm, ndryshe nga statuset e tij të zakonshme e përkushtuese, ajo që u ndje ishte hidhërim i thellë, përcjellje, lamtumirje… Ai shkruajti: „Me hidhërim të thellë njoftojmë se Nëna jonë e shtrenjtë Vahide Ismaili sot ndërroi jetë." Varrimi u bë në Peshkopi në orën 11:00 të ditës pasuese. Pritja u bë te Lokal Cibaku, pranë Bolzanos...
E kështu pas të gjithave, pas shërbesës së Ceremonisë së përmortshme, në sytë e Gëzimit e të dashurve të tjerë ka mbetur ajo nënë e dashur dibrane, ajo nënë që ka lënë shenjat e saj, dashurinë e bekimet e saj, ajo nënë që Peshkopia e mbajti si model, dhe ajo nënë që do të jetë ende model për mjaft breza më pas, me atë që la e bekoi në trashëgimi.
E kështu Rruga e Blirëve ndërsa ndjen hapat e Prof Gëzimit natyrshëm kthjell edhe kohën që lotët të kthehen në diell. E ai diell që do ta mbaj kujtimin e saj në zemër të të birit, që e donte shumë, dhe që u deshën aq shumë e shumë…
I paharruar kujtimi i Vahide Ismaili!
Ngushëllime të sinqerta!
Opmerkingen