I paaritshmi Nexhmedin Zajmi


Nexhmedin Zajmi lindi në Trebisht të Gollobordës në Peshkopi më 4 mars 1916 në një familje me tre vëllezër dhe një motër, Ai vdiq në Tiranë më 19 maj 1991. Jeta e tij ka një fillim të vështirë, kur ende pa mbushur 6 muaj, mbetet jetim nga vdekja e të atit. Pak vite me vonë, nga një sëmundje e rëndë ngjitëse i  vdes nëna dhe motra me vëllezërit. I mbetur jetim, nën kujdesin e gjyshes, në moshën dhjetëvjeçare futet në shkollën e fshatit ku dallohet për vizatime ku spikasin ato të rilindasve apo të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu. Studimet i vazhdoi në shkollën e fshatit Omezhë dhe më 1931 hyn në shkollën teknike të Tiranës, në degën bujqësore si traditë e familjes. Në fund të vitit të tretë të shkollës, Zajmi realizon një portret në skulpturë të një shoku dhe duke parë talentin e tij i shtyu mësuesit t’ja ndryshojnë degën për të vazhduar në atë të dekoracionit, në të cilën Zajmi morri mësimet për pikturë. Ky punim u bë shkak që Nexhmedini të hyjë në degën e dekoracionit të kësaj shkolle, ku studionin piktorët Andrea Mano, Ibrahim Kodra, Gaqo Kollumbi, Qamil Grezda, Kel Kodheli, Sabri Tuçi. Më pas regjistrohet në shkollën e vizatimit në Tiranë, më 1938.