top of page

I MBUSHUR ME DASHURI


Vladimir Muça

I MBUSHUR ME DASHURI Rreth meje Pemë të gjelbërta Tingëllojnë dashuri; Migrojn aroma brezave të rinj Mbushur me mirësi.

Mes degëve, Në pentagramin e rrezeve Tinguj shprese mbi supin tim, Kënga e mirësisë bymon ajrin, Në dasmat e nipave Energjia e etnisë më lind Në zgjim.

"Ja ku jam, ja ku jam" 1) Në kuptimin e vdekjeve Më josh pavdeksia, Ku risi e brezave Më ushqen me pjalm. 25 Majë 2020 1)Varg i këngës të Ardit Gjebresë


BRENDA MEJE

Brenda meje gjallon pemë e fisit Mes bokrrinave të Gollobordes, Si lis i Dodonës në diell rritur Mëkuar nga rrap i Libohovëe.

Të parët Udhëtojnë brenda meje Me mushkat xanxare, Si njerëz prej reje, Flasin një gjuhë të paster Me tingujt e gjetheve të kësaj peme.

Brenda meje Në autostradat e këtij qielli, Në kalldrëmin e të parëve Ngasin qerret në rrugë hambarësh, Si varg milingonash, Që s'njohin soje oligarkësh.

Në botën time, Në pemën e fisit "Dy qershija lidh në një rrëfajë" 1) Si dy diej ndrisin bozhur Me aromat e lulemajit, Dritë mistike në çdo abazhur. Majë 2020 1) Varg i Ndre Mjedës


NË KODËR ATË

Sa herë kur vi në Kodër Atë Më ze mbrëmja e artë, pakufi, Yjet nga qielli i artë Kërkojnë pafundësinë Në sytë e mijë. 1972

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page