top of page

I dashur gjysma ime


I dashur gjysma ime


I dashur gjysma ime më e mirë,

Çerek shekulli i mbushëm sot në kalendar,

Dy të panjohur në të njëjtin stacion,

Dy bashkëudhëtar.


U nisëm dhe udhës jemi ende,

Me mijëra te panjohura ky destinacion,

Ç'do lufte e fitore ka qene e vertete,

Me lot, të qeshura e plot emocion.

Ti s'me ke dëgjuar sa herë të dua kam thënë,

Dhe më shumë kur kemi qënë hidhëruar,

Ti ndoshta se di se botën time,

Ti e ke në duar.


Dhe kur të dy mbajmë mëri prej fëmije,

Për gjëra të vogla që s'kanë fare vlerë,

Unë qaj nën zë se jam grua e rritur,

Dhe fshihem shpesh pa u ndjerë.


Ç'do gjë që lëviz në kohën time,

Ndalon kur ti s'më thua një fjalë,

Heshtin gjethet nga fëshferimat,

As deti s'ka valë.

As zogjtë s'më çojnë në tjetër gjëndje,

Dhe unë nuk dua që dimrit ti ngjaj,

Për një buzëqeshje ka nevojë zemra ime,

Po fol që dreqi ta hajë.

Ndaj jetën e kam ndarë me ty,

Dhe shpirtin tim jo më pak,

Unë e ti jemi nga ato dashuritë,

Që s'digjen asnjëherë nëpër flakë.




25 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page