top of page

Hysen S. Dizdari: ZBULOHET LIBRI QË JEP MËSIMIN E ARTIT TË LUFTËS  NGA SKËNDERBEUT



Nga:Hysen S. Dizdari

Studjues i Historisë dhe Filatelisë //Tiranë me, 15.01.2024

17 Janar-1468- 17 Janar 2025

Në kujtim  557 Vjetorit të Vdekjes –Gjergj Kastrioti Skënderbeut

Libri: “JETËSHKRIM I NJERZVE TË ҪQUAR” – “LES HOMMES CELEBRES” përkthyer nga Perto Qirias, botuar në Konstancë ,1921 jep shkollimin e Skënderbeut  në Artin e Luftës.

Në faqen 108 ,117 e 121, të këtij libri theksohet:

 “Kohën e djalërisë e të burrnisë Skënderbeu  e shkoj në oborrin Mbretërorë të Turqisë, n,Andrianopojë që në 1913-1943.Këtu u stërvit e u arrësye duke marrë mësimët e duhura prej mësojsve shqiptarë dhe atyre më të mirë mësonjës të Turqisë. Këtu u thellue në mësimet e mënyrës së luftimit.

U STRËVIT BUKUR NË HIPJEN E KUAJVE DHE MË MIRË NË PËRDORIMIN E SHPATËS.

MËSIMËT Ë GJEOGRAFISË, TË MATEMATIKËS DHE TË HISTORISË u bënë për të ushqimi mendorë i përditshëm. Dhe me ndihmen e këtyre ariu të SHKALLËN AQ TË NALTË në SHKENCËN E LUFTËS, që kudo gjendeshe as që nuk u mundet që të mejtonte (mendonte) kurrë humbjen.Vetë përsoni i tij ishte fitimi i luftës.Midis mësimeve të tjera dhe ai i gjuhës merrte një shkallë tepër të naltë.



HEROJI SHQIPTARË FLISTE BUKUR VEÇ GJUHËS AMTARE,( GJASHTË GJUHË TË HUEJA)  TURQISHTEN, ARABISHTEN, GREQISHTEN, SLLAVISHTEËN, ITALISHTEN, DHE LLATINISHTEN,

Oratoria (bukur-folja) ishte mjeti më i fortë për të zbutur dhe për të ndezur zemren e gjithë kujt. Nuk ishte vetem oratoria(bukur-folja) me të cilën Skënderbeu ndizte zemren e gjithëkujt, vertyte të nalta të tij , nderi, zemra e butë e gjerë, urësia, mëshira, shpirt madhësia, dashuria si dhe goja e embël, altruizmi hidhnin cilindo në dashurinë e tij.

PARA SHPATËS SË SKËNDERBEUT , s,qëndruan dotë dhe dy remetet e dy ushtrive të mbretërve të Turqisë, Murati me 150.000 dhe i Mehmetit  II ,pushtojsi i Stambollit me 200.000 ushtarë u kthye me turpë të madh të mundur prej 10.000 shqiptarësh.

SHPATA E SKËNDERBEUT, nuk drodhi e kalli frikën e vdekjes vetem në ushtrinë turke, po asaj si qëndruen dot as Italianët e Venetisë nën komandën e Giuricos, as trimi më i madh Italjan i kohës, si  gjenerali Picenino me ushtrinë Italiane dhe Franceze së bashku.

Është vërtetë për tu habitur se me vullnetin e hekurt të një burri, me një grusht luftëtarë, theu e dërmoi ushtritë e Turqisë me një shumicë 20 herë më të madhe.Ata turq që mbuallën frikë e trithem në të gjithë Europen , shkatërrohen e ç,armatosen prej shpatës e një trimi qe vetem me zërin e tij , bënë çdo ushtarë hero.”

103 views2 comments

2 Comments


Guest
Jan 15

Shkrimi interesant, ku autori jep të dhëna për heroin tonë kombëtar ,Skënderbeun gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Adrianopojë,ku edhe mori edukim ushtarak.


Like

Guest
Jan 15

Interesant shume shkrimi. Ky autor i shkrimit vertete jep gjithnje dicka te re per Skenderbeun,Kjo eshte shume e dobishme.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page