top of page

Hysen S. Dizdari: NE KUJTIM TË 621 VJETORIT TË LINDJES SKËNDERBEUT

  • 3 hours ago
  • 5 min read

 

ZBULOHET LIBRI QË TREGONË AUTORIN E  VERTETË TË PORTRETIT TË – SKËNDERBEUT NË MEDALJON ,EMETURAR, NË PULLËN POSTARE ME ,1 DHJETOR 1913.

6 MAJ 1405 - 6 MAJ 2026

NE KUJTIM TË 621 VJETORIT TË LINDJES SKËNDERBEUT

Nga: Hysen S. Dizdari   Tiranë me, 5 maj 2026

AUTOR I LIBRIT SKËNDERBEU NË PULLAT SHQIPTARE (1913-2023)

NDERIM DHE MIRËNJOHJE PËR SKULPTORIN, PROF. HEINRICH KAUTSCH (1859-1943), AUTOR I MEDALJEVE ME PORTRETIN E SKËNDERBEUT.

Populli shqiptar dhe, veçanërisht ne, studiuesit e historisë së filatelisë shqiptare, duhet t’i jemi mirënjohës një studiuesi të ri dhe shumë të talentuar, i cili jeton dhe punon në Francë e quhet Aurenc Bebja, i cili na ka gëzuar pa masë me zbulimin e një dokumenti të ri; një libër i cili është botuar në vitin 1912 në Romë, Itali, dhe të cilin e ka publikuar në blogun hptts//ëëë.darsiani.com, më 13 janar 2018, në të cilin shkruan:

“NË VEPRËN ME TITULL “L’ALBANIA” TË VICO MANTEGAZZA-S, BOTUAR NË VITIN 1912 NË ROMË NGA SHTËPIA BOTUESE “BONTEMPELLI E INVERNIZZI”, GJEJMË NË FAQEN,- 17 NJË PORTRET TË GJERGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBEUT NË MEDALJEN E KRIJUAR NGA SKULPTORIT HEINRICH KAUTSCH.”

Zbulimi i medaljes me portretin e Skënderbeut të botuar në Librin “L’Albania” të autorit Vico Mantegazza mund të konsiderohet si zbulimi  i madh i vitit 2018 në lidhje me studimet përkujtimore me rastin e 621 -vjetorit të lindjes, Skënderbeut për këto arsye:

Skulptori i njohur, Prof. Heinrich Kautsch (1859-1943), është autor i disa medaljeve dhe i skulpturave, të cilat janë vlerësuar dhe cilësuar nga specialistët e arteve figurative si ndër më të arrirat, spikatin për stilin e veçantë të kompozimit dhe për bukurinë e rrallë artistike.

Libri me titull “L’Albania”, i cili paraqet një medaljon të skulptorit Heinrich Kautsch, vërteton nga një burim i dytë i pavarur se autori i medaljonit të portretit të Skënderbeut, që ka shërbyer për të ilustruar pullën e parë shqiptare është e skulptorit Heinrich Kautsch.

Por për hir të së vërtetës duhet thënë se medaljoni që paraqitet në librin “L 'Albania” nuk është autentiku që paraqitet në pullën e emetuar më 1 dhjetor 1913, por mendohet se Qeveria e patriotit Ismail Qemali mund të ketë porositur disa medaljone te skulptori Heinrich Kautsch (studiues të tjerë në të ardhmen do të zbulojnë ndonjë dokument apo libër me medaljonin autentik).

Portreti i Skënderbeut në medaljonin e krijuar nga skulptori Heinrich Kautsch e që është paraqitur në pullën e parë shqiptare të emetuar më 1 dhjetor 1913, ka disa veçori të spikatura cilësore:


Së pari: pulla me portretin e Skënderbeut e krijuar fillimisht në medaljon, u emetua me vendim të Qeverisë së patriotit Ismail Qemali më 1 Dhjetor 1913 dhe u shtyp në një tirazh prej 2 milionë e 950 mijë kopjesh, sipas John S. Fipps-it në librin e tij “Pullat dhe postat e Shqipërisë dhe të Epirit 1878-1945”, faqe 121.

Por vlera të mëdha historike ka një dokument i zbuluar nga Thimi Nika, studiues i njohur dhe autor i librit “Historia e filatelisë Shqiptare botuar në vitin 2013, faqe 95, në të cilin thuhet: “Përlindja e Shqipërisë në numrin 21 të datës 15-28 mars 1914 thekson se të gjitha pullat me portretin e Skënderbeut u shtypën në tirazhin 2 875 000 copë”.

Portreti i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, duke u bazuar te dy burimet e mësipërme të pavarura, është shtypur në 2 875 000 (2 950 000 ) kopje (afërsisht tre milionë kopje) dhe kjo pullë sot është e përhapur në të gjithë botën; ajo publikon portretin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit -Skënderbeut më mirë se çdo dokument tjetër dhe me të drejtë është cilësuar emisioni i pullave me tirazhin më të madh në historinë e pullës shqiptare nga studiuesi i njohur Thimi Nika në librin “Historia e filatelisë Shqiptare”, faqe 95.

Së dyti, kjo pullë me portretin Skënderbeut shënon pullën e parë shqiptare që ka të realizuar me mjeshtëri të lartë artistike portretin e Heroit tonë Kombëtar – Skënderbeut, e cila na jep tiparet karakteristike autentike të Skënderbeut, siç na i jep të qarta At Dhimitër Frangu, bashkëkohës i Skënderbeut dhe arkëtari i tij personal në librin “Veprat e Lavdishme të Skënderbeut” të përkthyer nga italishtja e vjetër nga atdhetari Lek Pervizi, botuar në Tiranë në vitin 2005. Ky libër, siç thekson përkthyesi i tij, Lek Pervizi në faqen 12, është i vetmi libër i shkruar nga bashkëkohësit e afërt, të cilët jetuan dhe luftuan me Skënderbeun dhe, për sa ka rëndësi, është botuar në gjuhën italiane në vitin 1506 dhe është ribotuar rreth 20 herë në gjuhën italiane, franceze, gjermane, angleze etj. Por edhe portreti i Skënderbeut që jepet në kopertinën e librit të At Dhimitër Frangut  ngjason me portretin e Skënderbeut të paraqitur në emisionin e pullës të emetuar më 1 dhjetor 1913. Prandaj kjo është arsyeja që ky portret ka tërhequr interesin, vëmendjen e kureshtjen e artistëve, të piktorëve, të skulptorëve, të historianëve, të studiuesve të artit dhe të filatelisë shqiptare e të huaj.

Së treti: Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje ndaj Prof. Heinrich Kautsch-it i propozoj Komisionit Shtetëror të Pullës Shqiptare që portreti i skulptorit Heinrich Kautsch të emetohet me vendim të veçantë të këtij komisioni në një pullë postare përkujtimore, së bashku me portretin e Skënderbeut të realizuar në medaljon prej tij, brenda vitit 2026. Pjesë e këtij emisioni pullash duhet të vendoset edhe medaljoni i zbuluar nga studiuesi Aurenc Bebja në librin me titull “L’Albania” të autorit Vico Mantegazza.

Por vlerat e këtij emisioni me pulla postare do të rriteshin duke vendosur edhe portretin e studiuesve  të njohur të filatelisë shqiptare, John S. Fipps-it për librin e tij “Pullat dhe postat e Shqipërisë dhe të Epirit 1878-1945”dhe Thimi Nika, autori i librit “Historia e filatelisë Shqiptare” botuar në vitin 2013,  sepse këta dy  autor  tregojnë në librat e tyre se portreti i Skënderbeut në pullën e parë postare shqiptare është marrë nga një medaljon i skulptorit Heinrich Kautsch, pavarësisht të ndonjë gabimi ortografik i cili mund të gjendet në ç’do libër.

Në përkujtim të 621-vjetorit të lindjes të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut u sjell në kujtesë shqiptarëve një fragment tjetër të poemës së poetit tonë Kombëtarë,Naim Frashëri:

 

 

KUSH NUK E DI SKËNDERBENË, QË NDEROJTI MËMËDHENË?... DHE SOT NGA ARMËT E TIJA KULLON TH,JESHTË TRIMËRIJA!

 

E DI NJERËZI E TËRË ATË ZOT Ç’PUNË KA BËRË: ‘KUR HIQ SKËNDERBEU SHPATË TRIMAVE U JEPTE DATË!

 

 

A E SHIHNI SKËNDERBENË

MBRET I MIRË, TRIM E BURRË

U PËRPOQ PËR MËMËDHENË,

PO S’I VDES EMËRI KURRË

SKËNDERBEU ËSHTË I GJALLË

RRON E MBRETËRON PËR JETË.

KJO FJALË S’ËSHTË PËRRALLË

NDAJ T’URTIT ËSHTË E VËRTETË

 

NAIM FRASHËRI, POEMA: SKËNDERBEU, 1898

 

LITERATURA:

1.Hysen S. Dizdari ,”Skënderbeu në pullat shqiptare (1913-2023)” f- 10-12

2.Thimi Nika, “Historia e filatelisë Shqiptare” botuar në vitin 2013, faqe 95,

3.ëëë.darsioni.com , 13 janar 2018.

4.John S. Fippss: “Pullat dhe postat e Shqipërisë dhe të Epirit 1878-1945”, faqe 121.

5.Katalogu, Michel , 2024

6.Katalogu , Gimjani ,2023

7.Naim Frashëri, Poema , Skënderbeu, 1898

1 Comment


Besnik Fishta
an hour ago

Shkrim interesant nga Z.H.Dizdari.

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page