top of page

Hysen S. Dizdari: Kryengritja e  Malësisë së Madhe e vitit 1911 dhe rëndësia e saj Historike

  • Apr 8
  • 2 min read

-Nga: Hysen S. Dizdari

Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911,ishte një nga lëvizjet më të rëndësishme kombëtare e cila i parapriu Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 Nëntor 1912. Pas Revolucionit Xhonturk të vitit 1908, qeveria e re osmane nisi një politikë të ashpër centralizuese. Ajo kërkonte çarmatimin e popullsisë, mbledhjen e taksave dhe rekrutimin e detyruar ushtarak në zona që historikisht kishin gëzuar autonomi dhe privilegje siç ishte Malsia e Madhe.

Kryengritja nisi më 24 mars 1911 në Malësi të Madhe, e udhëhequr nga krerë të shquar si Ded. Gjo Luli, Çun Mula, Marash Uci, Nik Gjloshi Luli e tjer.

Një nga betejat më të rëndësishme ishte Beteja e Deçiqit, dhe momenteti më i rëndësishme,  ishte ngritja e Flamurit Kombëtarë Shqiptarë në majën e Deçiqit, me 6 prill 1911, ku për herë të parë që nga 28 Nëntori i vitit 1443,ku Skënderbeu ngriti Flamurin Kombëtarë në Kalanë e Krujës,  pas 468 viteve  të sundimit osman, u ngrit në majën e Deçiqit Flamuri Kombëtare Shqiptar.


Më 23 qershor 1911, në Greçë të Selcit, krerët e kryengritjes hartuan një dokument historik të njohur si “Memorandumi i Greçës”. Ky memorandum kërkonte:

-Njohjen e kombit shqiptar dhe autonominë e Shqipërisë.

-Përdorimin e gjuhës shqipe në shkolla dhe administratë.

-Planifikimi i nje buxhetin lokal për zhvillimin e vendit.

Forcat ekryengritësit u ndihmuan moralisht dhe materialisht nga emigracioni shqiptar dhe krerët kombëtarë si Isa Boletini, Mehmet Shpendi,Luigj Gurakuqi, Bajram Curri,e tjere.

Nën presionin e kryengritjes dhe situatës ndërkombëtare, Porta e Lartë u detyrua të nënshkruante një marrëveshje në gusht të vitit 1911, duke pranuar disa nga kërkesat e malësorëve.

Kjo kryengritje  megjithëse nuk arriti autonominë e plotë menjëherë,  vërtetoi se çështja shqiptare nuk ishte më thjesht një revoltë lokale për taksa, por një lëvizje politike për pavarësi. Ajo shërbeu si shkëndija kryesore për Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912, e cila coin ë Shpalljen e Pamvarsisë Kombëtare në Vlorë ,me 28 Nëntor 1912.

Kjo kryengritje mbetet një simbol i qëndresës heroike, Malsisë Madhe ku spikati guximi i malësorëve dhe vizioni i intelektualëve shqiptarë për një shtet të lirë.

2 Comments


Labinot Dezdari
Apr 09

Me interes dhe respekt lexova shkrimin vlla Hysen Dizdarit për luftën e fisit të Hotit dhe trimërinë e Dedë Gjon Lulit dhe Çun Mulës më shokët.

Ky trajtim nuk është vetëm një rikujtim historik, por një kontribut i vlefshëm për të mbajtur gjallë kujtesën tonë kombëtare dhe për të ndriçuar rolin që këto sakrifica patën në rrugën drejt pavarësisë së Shqipërisë.

Përgëzime për punën serioze studimore dhe për përkushtimin në ngritjen e vetëdijes kombëtare. Shkrime të tilla na kujtojnë se historia nuk është vetëm e kaluar, por edhe frymëzim për brezat që vijnë.

Like

kadri tarelli
Apr 08

Urime z. Hysen! Një shkrim njohës për vlerat e kryengritjes Shqiptare, që morri përmasa politike, ku vihej në plan të parë "Mëvetësia kombëtare".

Po të kishim makinë do të kishim ardhur. Ishte dhe është ngjarje e madhe me vlera atdhetarie, që përkujtohet në një përvjetor 115-vjetor..

Urime!

Kadri Tarelli

Durrës.

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page