Humbja
Astrit Lulushi
Udhëheqësit i votojmë
Se na duken të mirē,
Me faj bëjmë veten
Atëherë kur humbim.
Ari del nga balta
Por njerëzit “përlyhen”
Ta nxjerrin nga tjetri.
Njerëzimi është i tillë Paraja… Dikush kërkon pushetin Pret të vjedhë nga brenda Që jashtë të mos baltoset. Kur bota ishte e re Dhe njerëzit të pakët S’duhej shumë mundim Natyra ishte e pasur Njeriu nuk kishte kufij. Shpejt, u bë me prona Dhe iu kthye tjetrit Kështu lindi lufta Dikush për të marrë Tjetri për të mbrojtur; Si sëmundja që përhapet Jo vetëm me të prekur.
Comments