Historia e disa tërmeteve shqiptare në arkivat perëndimore


Tërmeti e martë 28 maj 1895

Historia e disa tërmeteve shqiptare në arkivat perëndimore


Dr Fatmir Terziu


Gazeta “The Colac Herald” (e martë 28 maj 1895) shkruan: “Një tërmet jashtëzakonisht fatal ka ndodhur dje në provincën shqiptare të Epirit. Qyteti i Paramithias ishte shkatërruar plotësisht, shumë prej banorëve u mërzitën nga rrënojat e shtëpive të tyre. Është konstatuar deri më tani se 50 persona u vranë dhe 150 u plagosën rëndë nga ndërtesat që po shembeshin”.

Gazeta “Newcastle Morning Herald and Miners” (E hënë 5 qershor 1905) shkruan: “e shtunë, Njëqind persona u vranë dhe 250 të tjerë u plagosën gjatë tërmetit të fundit në Shkodër (Scutari), në Shqipëri”.

Gazeta “The Ballarat Star” (15 qershor 1905) shkruan “Që nga tërmeti i ashpër, që disa ditë më parë preku Shkodrën (Scutari), në Shqipëri, dhe ishte i përhapur në të gjithë krahinën deri në Mal të Zi ka pasur tronditje në qytetin e tyre pothuajse çdo ditë”.

Gazeta “National Advocate” (e hënë 13 Dhjetor 1920) shkruan: “Raporti shprehet se qyteti i Tepelenës, dhe shumë fshatra në Shqipëri janë shkatërruar nga një tërmet. Dyqind u vranë dhe 15,000 u bënë të pastrehë”.

Gazeta “Newcastle Morning Herald and Miners” (E premte 21 Janar 1921) shkruan: “Gjeneva raporton se tërmeti i rënë këto ditë në Shqipëri ishte më i rëndë nga sa supozohej. Pesëmbëdhjetë fshatra u shkatërruan dhe 80,000 njerëz janë të pastrehë. Punëtorët e Kryqit të Kuq Amerikan po bëjnë pothuajse të pamundurën, por detyra është përtej mundësive të tyre”. Po kështu raportojnë edhe gazetat “Moree Gëydir Examiner and Geeral Advertiser” (E enjte 20 janar 1921); “Warnick daily News” (E premte 21 janar 1921)


E hënë 10 janar 1921

Gazeta “Mudgee Guardian and North-Western Representative” (E hënë 10 janar 1921) shkruan: “Konstandinopolje, e enjte. Elbasani, Shqipëri, është shkatërruar praktikisht nga një tërmet. Gjysma e popullsisë është e pastrehë. Pesëmbëdhjetë trupa janë gjetur dhe ka shumë vdekje të tjera, ndërsa qindra janë lënduar”. Gazeta “The Daily Telegraph” (e premte 7 Janar 1921) shkruan: “5 janar 1921. Sipas një raporti në Paris, Elbasani, Shqipëri, është shkatërruar praktikisht nga një tërmet. Gjysma e popullsisë është e pastrehë. Pesëmbëdhjetë trupa janë gjetur dhe rreth qindra njerëz janë plagosur”.

Gazeta “The Richmond River Express and Casino Kyogie Advertiser” (E mërkurë 29 Dhjetor 1926) shkruan: “Romë, E martë— Ndërtesa të shumta u shkatërruan në Durrës (Durazzo), në Shqipëri, nga një tërmet i dhunshëm. Raportet nga Legata Mbretërore në Durrës thonë se më shumë se 1.000 njerëz janë të pa strehë. Zoti Mussolini: (Kryeministri) ka urdhëruar një masë për të siguruar të pastrehët në Tiranë. Tronditjet e dhunshme vazhduan për disa ditë. Një kon malor afër Durrësit është në shpërthim të vazhdueshëm. Uji i tyre në një liqen, aty pranë po vlon furishëm, dhe banorët e rajonit po ikin nga tmerri”.

Gazeta “The West Australian” (e hënë 31 gusht 1942) shkruan: “Romë, 30 gusht .- Në një tërmet në veri të Shqipërisë u vranë 43 njerëz, mbi 100 u plagosën dhe 1.000 u dërguan të pastrehë”.

Për tërmetet e rëna në Shqipëri pas vitit 1944 agjensitë, arkivat dhe gazetat më së shumti i referohen Radio “Moskës”, sikurse ndodh dhe për gazetën “The Canberra Times” (e mërkurë 28 qershor 1960) që raporton për tërmetin e Korçës së vitit 1960, pikërisht nga burimi i cituar më lartë. Po kështu disa infromacione merren dhe nga mediat e ish-Jugosllavisë, që citojnë tërmetet e viteve 1963 në Dibër të Madhe, atë të vitit 1967 në Shkup e mjaft të tjerë që ndohën në vite në Shqipëri dhe ku shqiptarët banojnë në rajon.

vazhdon... (@copyryght #drfatmirterziu, nuk lejohet të kopjohet ose shpërndahet)

#terziu #fatmir #studime #arkiva #termetet

245 views

Shkrimet e fundit