top of page

Histori paralele





Njerëzimi erdhi nga Noea me gruan, me djemtë dhe nuset e tyre, të cilët i shpëtuan përmbytjes globale. Prej tyre dolën kombet. Atëherë e gjithë bota fliste një gjuhë të vetme.

Por familja e Shemit ndryshoi gjithçka. Ndërsa udhëtonin në lindje, ata gjetën një fushë dhe u vendosën atje:

“Ejani të bëjmë tulla dhe t'i pjekim"

- i thanë njëri-tjetrit.

Pasi kishin bërë mjaft tulla për gurë dhe baltë për llaç:

"Le të ndërtojmë një qytet dhe një kullë me majë në qiell për të bërë emër.”

Zoti i dëgjoi dhe zbriti për të parë qytetin dhe kullën që po ndërtonin bijtë e njeriut:

"Janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë një gjuhë, por kur u jepet liria, kjo është ajo që fillojnë të bëjnë. Nuk do t'i ndalojë asgjë që synojnë. Por ejani, të zbresim dhe t'ua ngatërrojmë gjuhën që të mos kuptojnë njëri-tjetrit.”

Kështu njerëzit braktisën ndërtimin e qytetit dhe kullës, e cila u quajt Babel, sepse njerëzit nuk flisnin, por ‘belbëzonin’; nuk besonin më, por u bënë ‘barbarë’. Zoti i ngatërroi gjuhën, i shpërndau në të gjitha anët e dheut. Kjo histori e lashtë përkon me ate që ndodh paskomunizmit; vendi braktiset dhe partia ndryshon emrin.

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page