top of page

Hiqmet mehmetaj: VETMISË

  • Mar 20, 2025
  • 1 min read


Ti që vetëm në pasqyrë shikohesh

Dhe bukurinē tënde s'e reklamon,

Nuk ke kë të joshësh, tepēr rëndohesh

Varri i vetmisë te ty mbretëron.


Udha jote s'mund të jetë pasqyra

Më kot ti ëndērron dhe e shkon ndërmend

S' mund të shijosh, s' ndjen kënaqēsira,

Kur askush s' pērzihet me barkun tënd .


Ndaj jetën tënde nuk e kupton dot

Pa shijen e martesës, pa dashuri,

Ëndrrat rinore i mbyte në lot

S' të solli asgjē- e mbyllura vetmi.


Ty jeta të ikën kot, e brengosur,

Si një e vdekur dhe e pa varrosur.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page