top of page

Hiqmet Mehmetaj: TRADHTISË

  • May 17, 2025
  • 1 min read


Edhe ti ke pjesën e sundimit tënd

Në azilin e shkretë të pabesisë,

Paçka se s'të shkoi njëherë ndërmënd

Që prehesh në llumin e poshtërsisë.

 

Se Zoti nuk përtoi, kur udhën fat

Të tretën e natës ta pati shkruar,

Gur' të rrokullisur drejt pellgut mëkat

Me zemrën prishur dhe mendjen shfrenuar.

 

Dhe më lëvdohesh që mbjell errësirë

Me farën e turpit, o plangprishur,

O krimb, që bren lulen erëmirë,

O pjellë e gazit të aratisur !

 

Kur farën e turpit mbjell e shfrytëzon,

Jeta me leckën e turpit të mbulon .

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page