Hiqmet Mehmetaj: NJË NIMFE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jul 5
- 1 min read

- Për kosovaren e bukur Adelina Ismaili-
Kush pēr ty, o flakë zjarri,
Kush pēr ty s'e tret shikimin,
Kush nuk fle me ëndērrime
Me dorë të ta stolis gjirin ?
Kush s'e do fustanin tënd
Të ta gris nën lis me hije,
Të provojë ata thelpinj
Nëpēr flladet e lajthive !
Kush në ata sy të ndezur
Zjarrin tënd nuk do ta durojē ?
Cili mbi ata qerpikë
Si një zog s'do të qëndrojë ?
Kush s'i do faqet e tua
Si jastëk natën të flerë?
Kush s'e do belin këputur
Gushën ngjyer në ylber !
Cili zambak s'do të dojë
Nën këmishë të të futet ?
Kujt pēr nimfën e vërtetë
Zemra nuk do t'i kēputet?!
Comentarios