top of page

Hekuran Halili: Grimca Poetike

1 day ago
1 min read

Grimca Poetike

               *****

Sa i vogël bëhem në gëzimet e mëdha,

Tkurrem e mblidhem brënda tyre,

Sa harroj që egzistoj, që jam...

Sa i madh bëhem në mërzitjet e vogla,

Që si lumi brigjet e veta,

Më grryejn, më hanë...

                 *****

Unë bëj erën, nga gjoksi e nxjerr,

Pastaj, me frymë e nis mbi det...

Era bën valën, vala stërkalën,

Trëndafil të bardhë, vjen ma fal në breg...

                   *****

Agoi plot dritë kjo ditë , e qielli , syri yt,

Më zgjoi dhe mbushi gjithë qënine time.

Vegimi i një kujtimi që jeton bashkë me mua,

Më çfaqet me imazhin tënd,

Dhe unë , më tjetër gjë s’dua...!

                    *****

Mos ma mbyt detin, t’u luta,

Ndërsa puthja perëndimet e tij në sytë e tua.

Ti, qeshurazi, më mbyte mua....

                     *****

Si demat lisat, me njëqind brirë,

Bërë për t’u ndesh me stuhitë...

Shpirti im, më i madhi lis...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page