top of page

HALLI, ma kalli...



Libri"Pylli me lisa" i BASHKIM SALIASI

(ese)


Nga Përparim HYSi Tek libri"Pylli me lisa" të BASHKIM SALIASI gjeta jo vetëm veten time (për 12-vjet me radhë e kam pirë "hapjen e emigrimit"),por edhe të mijërave të tjerëve që,për halle nga më të ndryshme,marrin rrugën e mërgimit. Titulli i kësaj eseje sikur është koncetrat për gjithë të mërguarit. Nuk është imi,por i një bashkë të emigruari.Unë qeshë tek të gjashtëdhjetat dhe ai po u afrohej të tetëdhjetave, E kujtoj mirë,kur e takova dhe,në vija të trasha, kur e pashë që punonte akoma,pyetjes sime:-Përse punon akoma? M'u përgjigj:-Halli, ma kalli! Kjo përgjigje kaq domethënëse m'u ngul si peronë në kokë, dhe,kur lexova"Pylli me lisa" të Bashkim Saliasit, m'u faneps ai,plaku,dhe thashë:-Të gjithë në emigrim i çon halli.Po,sado që halli,hallit nuk i ngjan,tek libri në faqe të tëra hasë në atë"maratonë" të dhimbshme,në rrugë e në skërka,jo për të marrë"dafinën e fitores" në ATHINË,por vetëm për punë,për"ca dhrahmi më tepër."

* * * Unë lexoj çdo ditë se,siç duket, të lexuarit e librave,është bërë"karburanti" i motorit tim të jetës.As e di se ç'ka në kokë iks autor,por "trapis" me hamendësimet e mia dhe gjykoj po me mendësitë e mia. Tek shoh që autori bashkë me një"skalion" tjetër,niset përmes rrugëve të pashkelura,duke lënë familjet,pothuaj në zgrip e mjerim,mendja ime fluturon larg e qendron tek MIGJENI,poeti gjeni,që thotë në një nga skicat e tij:"... dhe kur nuk ka hekur e çekiç",puna del e dyshimtë dhe rrezikshme". Është kthyer prapë ajo kohë(pra,nuk"ka hekur e çekiç") dhe ndaj autori,së bashku me të njohur e të panjohur,"çajnë ferrën" vetëm nga "halli që ua kalli". Tek ndjek peripetitë e dhimbshme, të rrezikshme të frikshme të kësaj"ikjeje,më shumë natën se sa ditën"; tek shikon që u thahet buza për ujë dhe,kur kujtojnë se arritën"Edenin",nuk ke se si mos brengosesh. e të të ligështohet zemra.Nuk mjaftojnë ç'heqin rrugës,por ndeshin me"shkopinjtë e policëve",në diskriminim dhe nëpërkëmbje,që tek i rrekë,përmjet penës të autorit që është dhe protagonist në"këtë maratonë të dhimbshme" bindem me një fakt shumë domethënës:tek"Pylli me lisa"gjen edhe"ferrin" e ralitetit; gjen parajsën e natyrës,por dhe purgatorin e imagjinatës të autorit.Kur them kështu,nuk ke pse e vret mendjen shumë:realiteti(nuk ka hekur e çekiç dhe ik të ikim).Nëse do që në mes kësaj ikjeje të dhimbshme,të gjesh pak qetësi,atëherë ndalu,kur autori zë e pëshkruan malet e pyllin dhe do relaksohesh,se nuk i shpëton dot"thirrjes së profesionit,si biolog". Dhe nuk do mend që nuk mungon as imagjinata. Imagjinata e autorit as që e deformon realitetin. Aty,duke lexuar faqe pas faqeje,kupton që halli i bashkon dhe i miqëson njerëzit. Libri është formues: aty kupton se njerëzit e thjeshtë janë miqësor,sado që nuk janë të një vendi. Pyetjes se sa i vërtetë është autori, se lind tek një iks lexues dyshimi,si puna e SHËN THOMAIT që thotë"Unë të besoj,kur plagën ta zë me dorë",po i them cilitdo "dyshuesi":"Merr dhe SHËN THOMAN dhe shko zërë me dorë këmbët e gjakosura të GENCIT tek po i mjekon mësuesi i biologjisë.Pra,pak a shumë,kemi të bëjmë "me një fshat që duket dhe që nuk do kallaus." * * * BASHKIM SALIASIT i është bërë natyrë e dytë të shkruarit, Me të ndodhë ai fenomen që shumë bukur e ka thënë poeti ILIRIAN ZHUPA që thotë:-Unë shkruaj se marrë frymë. Dhe kështu,"pse merr frymë",auotri në"lupën e tij vëzhguese" jo vetëm e ndjek realitetin, por,ku haptas dhe ku nën rreshta,di të ndajë të bardhën nga e zeza dhe anasjelltas. Me humor si"qesh e ngjesh",ai ta çon buzën vesh më vesh,me skica ,si:"Rakia të bën qejfli":"Lopa nuk më ka pjellë kurrë tre viça";"Sa shumë janë shtuar qentë" apo"Mallkimi e kthen rakinë në ujë". Me skicën"Pastroni korridorin" është"tthirrja e gjakut":si mësues profesionist e drejtues,paqyron me dhimbje degradimin dhe "militantizmin" në arsim.Të paaftit i vunë kazmën dhe është therëse sikca ku ravijëzohet jo fytyra,por surrati i nëndrejtoreshës. Kur e mbyll leximin e këtij libri,kur shoh vujatjet e mundimet që ka hequr edhe vet autori, pyetjes se si është e mundur?Përgjigjen e gjej,tek SHANTOBRIANDI që ka thënë:"Nëse vuan më shumë se të tjerët,mosu çudit:një shpirti madh vuan më shumë se të tjerët". Që është shpirtmadh autori,as që e vë në dyshim,por,në fund të fundit,një gjë e kam të qartë:" Pranë çdo burri të sukseshëm,qëndron një zonjë e denjë dhe e nderuar.Kortezia ime është për bashkëshorten,ZONJËN ANGJELINË që është si balsam dhe inspirim njëherësh,për fushën krijuese të BASHKIM SALIASIT. Së fundi,si biolog që është,po e uroj me fjalët e CHARLES DIKENS:"Paç një zemër që nuk bëhet gur kurrë! Një temperament që nuk lodhet kurrë dhe një prezencë që nuk lëndon kurrë." Tiranë,20 tetor 2022

51 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page