top of page

“Hallaçi café” një mbiemër shqiptar në Leicester


Hallaçi café” një mbiemër shqiptar në Leicester

Mjafton vetëm një simbolikë. Një e tillë që lidh përkushtimin, pasionin, biznesin me përditësinë. Dhe si e tillë në qendër të qytetit të Lesterit (Leicester) në Angli është një arsye më shumë që lidhet me identitetin shqiptar. Është ky identitet që pikëtakohet nga simbolika dhe germa tipike e alfabetit shqip “ç”, tek “Hallaçi café” pikërisht aty ku shkruhet “Leicester city centre”. E në këtë mjedis të qasjes me identitein shqiptar natyrshëm është emri i pronarit të këtij biznesi, Islam Hallaçi.

Kështu “Hallaçi café” është edhe identitet, edhe traditë, edhe kulturë, edhe një vend ku shqiptarët gjëjnë njëri-tjetrin, ku të huajt mësojnë nga shqiptarët, ku mjaft të tjerë gjenë atë që u mungon në një ditë të gjatë punë. Pra një simbolikë e thjeshtë, ka në qendër emrin e bukurinë që të jep përkushtimi, mbiemri dhe gjuha e bukur shqipe, kur ajo meriton këndin e saj të munguar falë përkushtimit dhe punës.


Hallaçi café” është një model tashmë i ngritur nga Islami, njeriu që si gjithë të tjerët u gjend rrugëve të emigracionit, por që si pak të tjerë ai gjithnjë krijoi dhe ndërtoi jetën me biznesin e tij. Në fillim me lavazhe e tashmë me familjen e tij në këtë kafe të mrekullueshme e shumëkuptimplote.

@copyright




560 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page