Halil Rama: URIM PËR BASHKËSHORTEN E SHKRIMTARITSHEFKI KARADAKU
- 13 hours ago
- 2 min read

URIM I PËRZEMËRT
PËR BASHKËSHORTEN E SHKRIMTARIT SHEFKI KARADAKU, NË DITËLINDJEN E SAJ
E dashur Nada,
Sot, në këtë ditëlindje të veçantë ju përcjellim urimet më të përzemërta, për jetëgjatësi gjer mbi një shekull, me shëndet, mendje të kthjellët dhe lumturi pa fund, në gjirin e familjes tuaj të mrekullueshme.
Ju urojmë Ju, model i gruas fisnike e me inteligjencë të rrallë…që si askush tjetër keni kontribut të veçantë, si bashkpunëtorja më e denjë, redaktorja dhe botuesja e dhjetra librave të bashkëshortit tuaj, shkrimtarit gjeni Shefki Karadaku.

Në këtë ditëlindje të veçantë, është rasti t’ ju evidentojmë Ju e dashur Nada, si një nga zonjat e rralla, frymëzuese e krijimtarisë së bashkëshortit tuaj, shkrimtarit të mirënjohur e shumë të sukseshëm, Shefki Karadaku, për të cilin Prof. dr. Fatmir Terziu – një emër po aq i spikatur në fushën e letrave shkruan se: “...Ai (Shefkiu) nuk është vetëm një emër i letërsisë shqipe; ai është një nga ato ura ku kalojnë disa periudha estetike, pa humbur identitetin e autorit. Nëse do të kërkohej një krahasim për të shpjeguar vendin e tij në letërsinë shqiptare, ai do të ngjasonte me një lumë që lind në malet e traditës, por që gjatë rrjedhës së tij përthith degë të panjohura, ndryshon shtratin, zgjeron brigjet dhe, në fund, derdhet në detin e modernitetit pa e humbur kurrë burimin. Pikërisht ky është Karadaku, një poet që nuk e mohoi traditën, por nuk u robërua prej saj; një prozator që nuk e ndërtoi rrëfimin mbi formulat e gatshme, por mbi shqetësimin estetik të kohës së vet”.
Dhe padyshim, tek vlerësim gjen mishërim kontributi juaj, e dashur Nadire, si një ndër të paktat gra shkrimtarësh që u janë përkushtuar bashkëshortëve të tyre, duke i krijuar Sh.Karadakut një mjedis të qetë familjar, duke e mbështetur dhe inkurajuar atë për të shkruar dhe botuar librat, por edhe duke e këshilluar edhe me mëndime kritike…dhe njëherazi si mbështetësja e financuesja e botimit të 20 librave të tij. Sepse Ju e adhuroni letërsinë.

Vërtetë Shefkiu ishte në sintoni të plotë si shkrimtar dhe njeri i mrekullueshëm, por dhe Ju keni qenë me fat që për rreth gjysmë shekulli të ishit bashkëshortja e tij.
Pak gra shkrimtarësh u janë përkushtuar bashkëshortëve të tyre si ju ndaj Shefki Karadakut, duke i krijuar një mjedis të qetë familjar, mbështetur dhe inkurajuar atë për shkruar dhe botuar librat, por edhe duke e këshilluar edhe me mendime kritike.
Ndaj dhe keni të drejtë që, krahas punës së përditshme në zyrën noteriale të bijës tuaj shembullore Albanës, për punën dhe shembullin e së cilës ndjeheni krenare, kur flisni flet me krenari për veprën letrare të bashkëshortit tuaj, vepra e të cili e ka veshur atë me pavdekësi..
Sot më shumë se kurrë në këtë ditëlindje tuajën rdimensionohet vargu i Shefkiut në poezinë “NADIRES”:
“Në vendin tim të artë ku era luan me kajsitë
dhe vala e Shkumbinit përplas jehonën e planetit
ti solle erën çame o bukuroshe e magjishme…”.
Ndaj urojmë përzemërsisht të mbetesh e tillë gjer mbi një shekull jetë “bukuroshe e magjishme”, në gjirin e familjes tuaj të mrekullueshme dhe të shoqërisë së shumtë, që i do dhe të duan me fuqinë e shpirtit të tyre.
Përzemërsisht
Kimete & Halil RAMA








Comments