top of page

Halil RAMA: PËR MËSUESIN VETERAN SKËNDER RAMIZ MURRJA

ree

KËSHILLI I QARKUR DIBËR “ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE” PËR MËSUESIN VETERAN SKËNDER RAMIZ MURRJA

              

 

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

 

Vlerësim për përkushtimin dhe profesionalizmin në fushën e arsimit dhe edukimin e brezave ndër vite

  Një vit pas iu akordua titulli i lartë “QYTETAR NDERI” i Bashkisë Bulqizë, nga këshilli i kësaj bashkie, për mësuesin veteran Skënder Ramiz Murrja vjen edhe vlerësimi nga Këshilli i Qarkut Dibër.

Në ambjentet e këtij institucioni, si organi më i lartë i qeverisjes vendore të qarkut më të madh verilindor të vendit, në juridiksionin e të cilit janë katër bashki: e Dibrës, Bulqizës, Klosit dhe Matit, më 21 gusht 2023, kryetari Armand Gjini, së bashku me deputeten e  sapozgjedhur të Dibrës, Znj. Alma Selami, i dhanë  Z. Skënder Murrja “ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE”.

Gjatë një ceremonie mbresëlënëse, mësuesi veteran u vlerësua nga Këshilli i këtij Qarku për përkushtimin dhe profesionalizmin në fushën e arsimit dhe edukimin e brezave ndër vite në trevat e Dibrës.


Për vlerësimin e merituar të Z. Murrja me kontrubut mbi 40 vjeçar si mësues dhe drejtor i disa shkollave e institucioneve drejtuese arsimore në Mat, Dibër e Bulqizë, flet qoftë edhe prezenca e Znj. Selami në këtë event, si ish - kryetare e Këshillit të këtij Qarku dhe që me votimin plebishitar të dibranëve, nga fillimi i këtij shtatori e në katër vitet në vazhdim do t’i përfaqësojë ata denjësisht si deputete në legjislativin shqiptar. Megjithë kohën e kufizuar, të kushtëzuar nga përkushtimi i saj në ndihmë të komunitetit dhe progresit zhvillimor të Dibrës, Znj. Alma Selami mori pjesë në këtë ceremoni mbresëlënëse, sepse vetë ajo, si ish - mësuese dhe drejtore e një prej shkollave më me emër të qytetit të Peshkopisë e di më mirë se askush tjetër rëndësinë e vlerësimit të një kontributori të suksesshëm në fushën e arsimit, si Skënder Murrja. Treguesi më sinjifikativ i këtij vlerësimi është qoftë edhe motivacioni i Çërtifikatës së Mirënjohjes që atij i akordoi Këshilli i Qarkut Dibër, si “Mirënjohje, falenderim për kontributin si mësues dhe drejtues me kompetencë dhe profesionalizëm në fushën e arsimit dhe edukimin e brezave ndër vite në trevat e Dibrës”.

Në këtë event merrnin pjesë gjithashtu edhe vëllezërit e Skënderit: Selamiu, Mensuri dhe Shkëlqimi.

 

MËSUESI SKËNDER MURRJA, I DALLUAR PËR PROFESIONALIZËM DHE VIZION BASHKËKOHOR

 

Skënder Murrja për 42 vjet, si mësues, drejtore shkolle (20 vjet në shkollat e Dibrës dhe 22 vjet në Bulqizë), inspektor dhe Drejtor i Zyrës Arsimore Bulqizë ka krijuar një karrierë të shkëlqyer profesionale dhe intelektuale, është dalluar për profesionalizëm, përkushtim dhe vizion bashkëkohor. Nga strukturat përkatëse drejtuese në qarkun e Dibrës e Bashkinë e Bulqizës S.Murrja është vlerësuar për rritjen e nivelit në formë e përmbajtje, të punës së komisioneve kualifikuese në bazë shkolle e rrethi, për t’ju dhënë zgjidhje problemeve të përmbajtjes së punës me nxënësin. Si ekspert shembullor ai ka ndikuar në ngritjen e nivelit të veprimtarive me nxënësit cilësorë për t’ju pergjigjur me sukses kërkesave në arsimin e mesëm dhe të lartë. Ndërkohë ka realizouar studimin e mirëfilltë të punës me kuadrin për t’ju përgjigjur në kohë e me cilësi kërkesave të punës në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

  

PËRKUSHTIM, DASHURI DHE PASION PËR PROFESIONIN E BUKUR TË MËSUESIT

 

Gjatë karrierës së tij 42 vjeçare si mësues dhe drejtues në disa shkolla e institucione arsimore, Skënder Murrja ka marrë vlerësime maksimale, deri edhe nga Ministria e Arsimit. Kështu, më 16.04.1984 ai është vlerësuar nga Ministrja e Arsimit Tefta Cami me Distinktivin “Mësues i Dalluar”, me motivacionin: “Për përgatitje të mirë ideologjike,shkencore e pedagogjike, për punë të ndërgjegjëshme dhe për arritje të larta në procesin mësimor-edukativ. Më 01.04.2002. ka marrëCertifikatën: “Shkolla pilot në Edukimin e të Drejtave të njeriut, një eksperiencë e re pune” nga Drejtore ekzekutive e QSHDNJ Kozara Kati dhe Drejtore e IS: Erlehta Mato. Skënder Murrja është vlerësuar edhe me Certifikatën “Për kontributin e dhënë në lëvizjen sindikale në arsim” (më 26.04.2016.) nga Kryetari i FSASH Xhaferr Dobrushi. Për 11 vite (2008-2019) ka qenë Kryetar i FSASH (Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës) për bashkinë Bulqizë.

Përkushtim dhe vetëm përkushtim, durim dhe vetëm durim, dashuri dhe pasion për profesionin e bukur të mësuesit…Vetëm kësisoj Skënder Murrja eci suksesshëm në këtë mision fisnik gjatë 42 viteve të karrierës së tij si mësues e drejtor në disa shkolla të tre rretheve të qarkur Dibër.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page