top of page

Halil Rama: POST "PANAIRI I 28-TË I LIBRIT"

ree

Halil Rama

"Mjeshtër i Madh"


Qindra autorë dhe botues, kur Panairi i librit është mbyllur dhe janë ndarë edhe çmimet, padyshim që bëjnë bilancin mbi realizimin e pritshmërive të tyre...

Si pjesë e këtij panairi me katër librat e mi të dy viteve të fundit:"40 vepra letrare të 40 autorëve në skaner", "Dibra dhe dibranët në panteonin e vlerave", "MEHDI LUCA, EMBLEMË E QYTETARISË DIBRANE" e "ODA DIBRANE", si dhe me veprën enciklopedike "DINASTIA DOMI E CERENIT TË KALASË SË DODËS" të autorit Tajar Domi, (si redaktor i saj), falenderoj stafin e Shtëpisë Botuese "UNIVERS" me administrator Z.Altin Hoxha, për vendin, përkushtimin dhe shitjen e disa kopjeve të tyre.

Ndërkohë, gjatë ditëve të këtij panairi isha pjesëmarrës dhe folës në promovimin e romaneve të prozatorit të mirënjohur Bashkim Hoxha "Kronikat e mjegullës", "Rikthimi" dhe "Eva e tyre nuk e hëngri mollën" , si dhe moderator në promovimin e veprës shumëpërmasore "DEKODIMI I KRIMEVE" të politologut, diplomatit dhe publicistit kosovar Bashkim Hisari...

Po ashtu pata kënaqësinë të takoja dhe bashkëbisedonim me mikun tim shkrimtar, analist dhe botues Dr.Mujo Buçpapaj në stendën më të vizituar "NACIONAL"; me Shefqet Mekon, ndër prozatorët më të lexuar e preferuar të viteve të fundit, si dhe me disa miq tjerë shkrimtarë...

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page