top of page

HALIL RAMA: ODA DIBRANE

ree

POEZI NGA HALIL RAMA


(Nga libri i 30-të “ODA DIBRANE” që promovohet të marten me 28 Tetor 2025, ora 11.00 ne Kinema “Maks Velo”, Laprakë - Tiranë

 

 

 

 

1.     ODA DIBRANE

 

Oda dibrane:

Besa e burrit,

Qëndresa e trimit,

Përkrahja e mikut,

Çerdhe e patriotizmit.

 

Oda dibrane:

Grumbullim njerëzish

Dashuria midis tyre

Këshilla e prindit

Vatër mikpritje…

 

Oda dibrane:

Mençuria e fjalës,

Urtësia e të moshuarve

Fundi i armiqësive

Kënaqësia e muhabetit.

 

Oda dibrane:

Burim i humorit

Shpërthimi i këngës

Sheshi i kërcimit..

Jehona e të qeshurit…

 

Oda dibrane:

Zanafilla e ngjarjeve

Kuadrati i lodrave

Tempull për pleqtë,

Shkollë për të rinjtë.

 

Oda dibrane:

Dhe në Filadelfia

Mbledh “Bijtë e shqipes”

E ndërtoi Haki Çollaku

“Qytetar Nderi” i Dibrës”.

 

Oda dibrane:

Në festivale,

Çdo vit bashkë

Me këngë e me valle

Shqipëri e Madhe….

 

 

 

2.     NËNA IME, MË E MIRA…

 

Për këdo, e shtrenjtë është nëna,

Por e imja, më e mira,

Ndonëse ish më e përvuajtura

Ajo qe vetë mirësia…

 

 

 

3. ME PENË E PUSHKË…

 

-Haki Stërmillit-

 

Në faqe romanesh dhimbja i pikonte,

Për botën e vjetër lumë e kish urrejtjen;

Me penë e pushkë luftonte,

Bombë e flamur e kishte veprën…

 

Atë që në shekuj vajza shqiptare

Ndrynte në shpirtin e saj të dërmue;

E shkriu Hakiu me penën e të paktëve,

Shkrimtari rebel çliroi zemrën e robërue.

 

Nën flakë pushkësh Haki Stërmilli,

Në Nëntë Malet e Dibrës,

në gjithë Shqipërinë;

Kurrë s’i shterroi frymëzimi,

Në ditarët e tij frynte era e lirisë….

 

 

 

 

4.     E MADHËRISHMJA MARGARITË

 

-“Nderit të Kombit” Margarita Xhepa-

 

Kush tha se vdiq Margarita?!

Jo, jo, për të s’ka ditë vdekje;

Gjallon ajo në teatro e filma,

E madhërishme në skena e evente.

 

E kujtoj së bashku me Nadiren

Kur recitonte “Bukuroshen çame”

Dhe na e ringjallte ShefkiunMe fjalën e saj që na magjepste.

 

Kjo divë e skenës dhe ekranit

Jehon sërish te “Jehona Shqiptare”,

Ishte dhe është Presidente e Nderit

Emërndritur n’logon e k’saj shoqate.

 

Sfidonte moshën si margaritare.

Si Feniksi, fitoi pavdekësinë;

Me bukuri fizike e shpirtërore,

Kombit të vet ja rriti lavdinë.

 

 

 

5.     SHEFKI, SHEFKI…

 

(Personalitetit të letërsisë shqipe, Shefki Karadaku)

 

Si Esenini ti erdhe

Të stolisje poezinë shqipe

Me lirikat tuaja persiane.

 

Që të mbetej e virgjër poezia jote,

I thure vargje diellit çam

dhe kalit që vrapon

Që përjetësisë ti përkisje….

 

Ndaj dhe diva e ekranit Margaritë,

Poezinë tënde “Shefki, Shefki”

E interpretoi mjeshtërisht

Dhe të quajti poeti gjeni…..

 

Dhe Dr. Lutfi Turkeshi i mirë

Të quajti “Khajami i ditëve tona”

Sepse romani yt “Puthja e ngrirë”

Është modeli si duhet shkruar proza…

 

 

 

6.     TEODOR LAÇOS

 

Simbol i politikanit të arsyes

Luajal ndaj vlerave e parimeve

Le pas një trashëgimi të vyer

Si njeri i politikës dhe i letrave…

 

 

 

7.     NË KUJTIM TË KOLIT

(Mikut im Sokol Olldashi)

 

Libri yt “Unë dhe unë”,

Modeli si duhet shkruar poezia

Në të, pranverë dhe këngë

Fanitja në vargje, dhe puthja…

 

Ti më mësove si shkruhet lajmi

Kur bashkë punonim te “Albania”

Por s’e besoja o Kol vëllai,

Se brenda teje jetonte poezia…

 

E rrallë mjeshtria jote poetike

Poezi me varg të çliruar tonik;

Si në “Valsin e merimangave”

Shkarkon ngarkesë e shpirtit tënd.

 

 “Unë dhe unë” është pavdekësia

Në “ditën që vdiqe, linde sërish”

Po çel “një syth në degë të thata”

Poezia jote ato i rilind…

 

 

 

 

8.     I URTI DHE I MENÇURI SULË DIKA

 

Një mushkë ngarkuar me flori,

Pas saj një misionar anglez

Sulë Dika, shoqëruesi i tij

Burri që e kishte marrë në besë.

 

S’mund të pranoj “mall haram”

Kur vendi im rënkon në robëri,

Kështu i tha mendjeholli dibran

Anglezit që desh ta blinte me flori.

 

Ka mjegull të madhe në anët tona

S’dihet ku të zë e të merr lufta

Këtu ka sy e vesh edhe toka

I tha anglezit Sulë Dika.

 

Në mexhelise i zinte fjala

Kur e pyesnin: Ç’thotë politika?!

“Burrin e prishin tre gjana:

Parja e madhe, karrikja e naltë

dhe gratë e bukura!

Përgjigjej i mençuri Sulë Dika…

 

 

 

9.     TË FITOSH TITULLIN NJERI

 E tërë qënia e tij

Ka emrin krenari;

Me urtësi e mençuri

Ka fitur titullin NJERI….

 

“Mjeshtër i Madh” Sali Kurti,

Duararti, mendjendrituri;

E shkroi librin e jetës

Duke ju qasur së vërtetës.

 

“Ai i fali jetë çdo ëndrre”,

Shkroi për të Jorgo Papingji...

Në çdo varg të kësaj kënge

Dr. Saliu, humanisti…..

 

 

 

 

10.  ARTI BASHKON DY DIBRAT

 

 

I ndau “kuçedra” Europë

Një shekull vëllain me vëllanë;

Por s’arriti t’ua shuajë dot

Krenarinë që janë dibranë…

 

Kështu këndon Haxhi Maqellara

Në çdo cep të botës ku shkon

Dhe në “Dibra për dibranët”

Zëri i tij, fort seç kumbon.

 

Mblidhen çdo vit emigranët

Dy Dibrat arti i bashkon;

Performojnë bukur artistët

Dibra e Madhe, zemra jonë.

 

 “Dibra e Vogël e Dibra e Madhe,

Faqebardhë, o me Nandë Male”

Kështu i Madhi Arif Vladi

I ngre peshë zemrat dibrane.

 

Me zërin e saj magjik

E madhërishmja Liri Rasha

“Jo, nuk ka si ajo të dytë,”

Thotë Ambasadori Miçe Duka.

 

“Fluturon shqipja mbi Korab”,

Seç kumbon një zë kushtrimi

Gjith muzikalitet e art

Këndon dhe Dritan Jashari…

 

 

 

11.   LOT SHPIRTI PËR KOSOVËN

 

Për Kosovën kemi derdhur lot shpirti

Kur Milosheviç martirizoi vëllezëri tanë;

Sot e përjetojmë me lot gëzimi,

Pavarësinë dhe shtetin e saj sovran.

 

Le të hidhet Aleksandri* përpjet,

S’ka më Kosovë nën Serbi,

Sovranitet i saj është realitet,

Bashkë në BE,Kosovë e Shqipëri.

______________

*Aleksandri = Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç

ree

 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page