top of page

Halil RAMA: LUNA, TI VLEN!




 

Jo vetëm babain tënd, ikonë të fjalës artistike, të gazetarisë sportive e të dokumentarit televiziv, por të gjithëve ne që të njohim nga afër, na surprizove e na le pa fjalë, teksa dje na u shfaqe para ekranit të Tv Klan, në emisionin “Ka një mesazh për ty”….

Po, Siç e the ti vetë, prindërit tuaj, miku, shoku, vëllai im Defrimi dhe simotra ime Lumja, lindën dhe rritën një lufëtare. Dhe luftëtarët gjithnjë fitojnë.

Si askush jetër, ti me guxim e kurajo sfidove sëmundjen më të rëndë të shekullit.

Kur u ekzaminove, nga brengose edhe për faktin, që jo vetëm babain tënd të mrekullushëm, por edhe mua e miqtë tanë të shumë në botën e medias, brenda e jashtë vendit, nuk na le ta publikojmë rastin tënd.

Se ti kishte besim të patundut në vetvete se do ja dilje..dhe ja dole.

Dhe ja, ku na u shfaqe sërish dje me bukuri të rrallë fizike, shpirtërore, trimërore dhe mençurore si askush, teksa na rrëfeve aq bukur, jo vetëm ditët, muajt e vitin e betejës tënde me këtë sëmundje që të rrëmbeu në kthetrat e saj (ndonëse nuk e meritoje), por edhe kalvarin e babait tuaj për të arritur në piramidën e medias shqiptare.

I rrëfeve publikut shqiptar aq bukur kohën kur para tri dekadash, yt at bulizohej nga ata që e shikonin si sfidantin e tyre.

Po, e quanin “malok”, ndërsa Ai i sfidonte me kronikat që i shkruante në  kafenetë e dorës së tretë afër selisë së TVSH…, i sfidonte, jo vetëm me kronikat televizive, por edhe me dokumentarët kushtuar të mëdhenjve të sportit shqiptar, nga e gjithë Shqipëria dhe me moderimin mjeshtëror të eventeve, deri edhe të atyre që Kreu i shtetit shqiptar organizonte për ngjarje të rëndësishme kombëtare.

 



TË NDASH ME PUBLIKUN NGJARJE TË PARRËFYERA

TË JETËS SË BABAIT

                                                                                  

 

Luna, ti vlen edhe për faktin se si askusht tjetër dje na rrëfeve me mjeshtri të rrallë artistike (siç bëje para disa vitesh me emisonin tuaj në një nga televizionet publike shqiptare) ngjarje të parrëfyera të jetës së babait tuaj, nga paragjykimet për prejardhjen, te punët larg profesionit si gazetar. Ti u shafqe dje para ekranit si vajza që tashme të gjithë të njohin si luftëtare të pamposhtur. Gjithkush që të ndoqi nga ky ekran dje provoi ndjenja krenarie teksa ti rrëfeje:  “Im atë kur ka nisur fillimet e tij në Radio Televizionin Shqiptar, shpeshherë edhe është bullizuar, është quajtur si “malok”, “erdhi ky maloku nga veriu të na zërë vendin këtu”. Madje më ka treguar që kronikat e para i ka shkruar në trotuarin përballë Radio Televizionit Shqiptar sepse nuk e mendonin, jo për aftësinë e tij profesionale, por vetëm për faktin që vinte nga veriu, nuk e mendonin të denjë mjaftueshëm për të qenë aty dhe për të konkurruar me emra të njohur të televizionit. Po, falë punës së tij të jashtëzakonshme në fakt i ka bërë vendin vetes kudo dhe ai është shumë modest….Dhe ajo që më dhemb më shumë për babin është fakti që është detyruar të punojë 2-3 punë të ndryshme. Në fillimet e tij vinte për çdo ditë nga Peza ku banonte familjarisht për të bërë emër si gazetar në TVSH. Pra krahas emrit shumë të madh që mund të bëjë si një gazetar, pavarësisht se në fillimet e tij do të ruajë atë figurën e tij të gazetarit, ai nuk ka ngurruar asnjëherë të bëjë edhe punë të thjeshtë. Ka punuar pnë të ndryshme, vetëm për të mundësuar të gjitha kushtet ekonomike për familjen….”.

Sa prekës ky rrëfim i bijës për babain e saj, tashmë ikonë e gazetarisë televizive dhe e dokumentarit televiziv!

TI JE E FORTË LUNA

Pas një viti beteje me sëmundjen kuçedër, ti guxove të publikoje në rrjete sociale frazën  “Ti je e fortë Luna!”.

Po. Kjo ishte fraza që kishe dëgjuar më shumë vitin e fundit. Aq shumë sa të dukej se është më e degjuara në gjithë jeten tuaj, nga të njohur e të panjohur, që u solidarizuan me Ju në luftën me kancerin. Dhe po aq bukur e shpjegove se sa peshë mbante kjo fjali kur e degjoje. Sepse përtej luftës psikologjike me veten, duhet të buzeqeshje dhe tregoheshe e fortë për familjen tënde, edhe kur nuk ndiheshe e tillë, e ti siguroje ato se nuk do të dorëzoheshe para asaj sëmundjeje të egër që kafshon jetën me shpejtësi skëterre, Ty s’do të të mundte dot!

Dhe Falë Zotit dhe mjekëve, betejën e fitove, me bindjen dhe vetëdijen se më e rëndësishmja është lufta që vjen pas!

Po. Edhe për këtë guxim mençuror Ti vlen simbesa ime Luna. Ti vlen për gjithshka ke arritur dhe për gjithshka je për veteven, familjen dhe shoqërisë.

Ndaj më del nga thellsia e shpirtit të thërras gëzueshëm: Ti vlen simbesa ime e mrekullueshme.

Se vërtetë, babait tuaj me zemër të madhe që ka surprizuar mijëra e mijëra njerëz nga e gjithë Shqipëria, duke ju falur dashuri dhe humanizëm të pamatë, (por edhe gjyshërve tuaj fisnikë Shuaipit e Faries) ti i bëre dje surprizën më të këndshme, që as i kishte shkruar ndonjëherë në mendje. Ndaj dhe me të drejtë Defrim Methasani e konsideoi jo emision, por mision atë që kryen dinjitetshëm Ardit Gjebrea te “ Ka një mesazh për ty”.

Luna, ti vlen edhe për faktin se demostrove që motivi juaj është babai Defrimi, ndaj të cilit ke ndjerë gjithnjë përgjegjësinë që duke qenë vajza e madhe, të trashëgoje diçka prej tij, në këtë rast pasionin për sportin (si gazetare sportive dhe funksionare e denjë në Komitetin Olimpik Shqiptar.

Luna, ti vlen! Zoti ju bekoftë dhe ju dhëntë të gjitha të mirat e botës, Ju dhe familjes tuaj të mrekullueshme.

121 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page