Halil Rama: LLESH NIKOLLA, një jetë mes teatrit, filmit dhe dokumentarit televiziv
- 10 hours ago
- 6 min read

PROFILI I AKTORIT, REGJISORIT E SKENARISTIT ME KARRIERË ARTISTIKE TË SHKËLQYER
LLESH NIKOLLA, një jetë mes teatrit,
filmit dhe dokumentarit televiziv
Halil RAMA – Mjeshtër i Madh
· Artisti shumëplanësh Llesh Nikolla ka në bilancin e tij krijues 10 role në kinematografi, 10 në teatër, 1500 orë transmetime spektaklesh dhe emisionesh në TVSH, autor i 50 dokumentarëve televiziv, regjisor dhe moderator i 170 Festivaleve Kombëtare të zhanrit popullor dhe më tej…
Miku e kolegu ynë Edmond Sufaj, gazetar profesionist dhe një nga montazhierët më të talentuar të RTSH, para pak ditësh transmetoi në faqen e tij në facebook një interpretim brilant të poezisë “Lulja e djegur”, nga aktori, regjisori e skenaristi i mirënjohur Llesh Nikolla.
Është vërtetë ashtu si në përcjelljen që Edi i bën këtij akti emociounes. Sepse, ndonëse ky moment i përket vitit 1998, është treguesi më sinjifikativ që zëri unik i këtij artisti famoz mbetet i pazëvendësueshëm në kohë.
Aktori, regjisori e skenaristi Llesh Nikolla - Mjeshtër i Madh, jo vetëm në profesionin e tij por mbi të gjitha si njeri, përcjell me zërin e tij dridhërues në një nga interpretimet emocionuese mesazhet e një kombi sa të lashtë aq edhe stoik ndaj rrebesheve të kohërave ndër shekuj, dekada, vite të largëta e deri në ditët e sotme.
Vetëm disa muaj më parë, ai do të ngrinte peshë zemrat e qindra mijë shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria e hapësira mbarëshqiptare në botë, në protestën masive “LIRIA KA EMËR” në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me interpretimin mjeshtëror të poezisë “ZGJOHU KOSOVË”, duke frymëzuar thirrjet e fuqishme UÇK, UÇK, UÇK..!. Kësisoj aktori i mirënjohur, Llesh Nikolla ka rrëqethur njerëzit me një interpretim fantastik gjatë protestës në mbështetje të UÇK-së në Tiranë.
‘Kosova po rënkon, peshojeni mirë këtë emër! Peshojini mirë këto varre; Ato kërkojnë hakmarrje...Unë hakmarrjen se njihja, ma mësove ti. Syqen he njeri kur më vrave gra e fëmijë; kur më përzure mijëra njerëz. Të vdekurit në varre thërrasin: ku është liria?! Rilindasit thërrasin: ku është pavarësia?. Europë, a e ke pyetur veten: po të vinte shkjau e ta bënte Londrën grope, do rrije t’i pa e çarë qiellin përmidis?!. Kosova jeton, gjallëron, liria ka emër, UÇK’….”. Mesazhe këto që i përcillte një aktor i madh si Ai, i përkushtuar me të gjitha energjitë për kombin e tij, me vargje që emocioni të gjithë pjesëmarrësit në protestë.
BILANC POZITIV I ARTISTIT FAMOZ
Interpretrimet dinjitoze të Llesh Nikollës me fuqinë magjike të artit që përcjell pozitivitet, më çojnë në vitin 1985, kur sapo ishte diplomuar në Akademinë e Arteve nisi profesionin e artistit profesionist në ish - Teatrin profesionist të Peshkopisë .
Në këtë teatër ka lozur deri në vitin 1992, ku ka qenë regjisor dhe aktor. Ka aty disa role, por që fatkeqësisht në ato kohë shumë gjëra dhe nuk filmoheshin. Gjithsesi ai veçon rolet tek dramat “Shënomëni dhe mua’, “Pas martesës”, “Zjarrvënësit” e “Jo të gjithë hajdutët vijnë për të vjedhur”.

Më parë, kur ishte student ka lozur rolin e parë tek “Besa e kuqe”, por siç pohon ai, nuk ishte ndonjë rol mbresëlënës. Një rol i vogël pa ndonjë ngarkesë të madhe!
Nga rolet e tija veçon rolin tek filmat “Fundi i një Hakmarrjeje”, “Guri i besës”, “Letra fatale”e “Dhimbja e dashurisë” - një telenovelë e TVSH me regji të Ylli Pepos. Ishte një rol që befasoi atë vetë dhe kolegët pasi ishte ndryshe nga natyra e tij. Por Pepo guxoi ja dha në një plan tjetër që e kaloi me sukses. Ky rol ka qenë dhe mbetet shtrati i roleve të tija kinematografike.
REALIZUESI I DHJETRA DOKUMENTARËVE
ME KARAKTER ARTISTIK DHE HISTORIK
Mjeshtri i aktrimit Llesh Nikolla, që falë talentit të lindur e të kultivuar në vitet e rinisë, kishte fituar të drejtën e studimit në Institutin e Lartë të Arteve (Sot Akademia e Arteve), pasi fitoi konkursin përballë një jurie me emra të mëdhënj, si Pirro Mani, Esat Oktrova, Viktor Zhusti, Timo Flloko, Dhimitër Anagnosti, etj, ndër vite e dekada do ta pasuronte dukshën CV-në e tij artistike. Ai ka në bilancin e tij krijues 10 role në kinematografi, 10 në teatër, 1500 orë transmetime spektaklesh dhe emisionesh në TVSH, autor i 50 dokumentarëve; është regjisor dhe moderator i 170 Festivaleve Kombëtare të zhanrit popullor (50 në trojet shqiptare jashtë atdheut).…
Gjithkush që ka ndjekur nga afër në skenë, në ekranet e televizorëve (apo edhe në yotube) dokumentarët televiziv të realizuar prej tij me titujt: “Falja është burrëri”, kushtuar Anton Ccetës; “Baresha e këngës”, kushtuar të papërsëritshmes Nexhmije Pagarusha, “Shqipja më dha krahë”, kushtuar valltarit të shqipeve Besim Zekthi, “Shqiptari të dua” kushtuar ikonës së këngës popullore Shkurte Fejza, “Naimi i këngëve shqip”, kushtuar kompozitorit Naim Gjoshi, apo dhe “100-vjetori i Gjeologjisë shqiptare”, patjetër që ka përjetuar emocione të papërshkruara. Janë edhe këto pjesë e atij bilanci krijues që tregon se Mjeshtri i madh Llesh Nikolla është një emër i madh që spikat si në teatër e kinematografi, ashtu edhe në dokumentarin televiziv shqiptar, si skenarist, aktor dhe regjisor, ndër më të mirët në rang kombëtar.

I njohur për kontributin e tij artistik, ai ka realizuar dokumentarë të rëndësishëm dhe ka spikatur me role e regji, shpesh duke trajtuar figura historike dhe kulturore. Ai ka një karrierë të gjatë në skenën e teatrit, në kinematografi dhe si regjisor në RTSH (Shtatë vjet aktor dhe regjisor në Teatrin profesionist Peshkopi në vitet 1985-1992, për të vijuar po si aktor, regjisor e skenarist në TKOB gjasht vjet dhe në RTSH për 18 vjet në harkun kohor të viteve 2006-2024 derisa u pensionua.
Po. Është i njohur për realizimin e dokumentarëve televizivë me karakter artistik dhe historik; I vlerësuar me dhjetra tituj për kontributin në artin skenik dhe televiziv.
Profili i tij është ai i një personaliteti të shquarr me një jetë mes teatrit, filmit dhe dokumentarit televiziv.
NJË EMËR QË NDRIÇON ME HIJESHI
DHE FISNIKËRI NË HISTORINË E ARTIT SHQIPTAR
“Një emër që ndriçon me hijeshi dhe fisnikëri në historinë e artit shqiptar”. Sa objektiv ky vlerësim i poetit dhe libretistit të shquar Ramazan Çeka - gazetar në televizionin “Kultura shqiptare” në Amerikë, për Mjështrin e Madh Llesh Nikolla. Ky personalitet i letrave dhe kulturës sonë kombëtare që ka marrë pjesë në evenimente artistike të organizuara brenda dhe jashtë vendit, në Ulqin, Tuz, Shkup, Tetovë, Preshevë, Bujanovc e deri në diaporë, e vlerëson Llesh Nikollën si një nga regjisorët më të njohur të Radio Televizionit Shqiptar dhe një aktor me shpirt të thellë, që e ka shndërruar ekranin në një skenë ku shpirti i njeriut merr frymë, ku fjala ngjiz ndjenjë dhe imazhi bëhet kujtim i gjallë. Kjo sipas Ramazan Çekës, sepse Llesh Nikolla, në udhëtimin e tij të pasur artistic ka skalitur me dashuri dhe përkushtim qindra dokumentarë e emisione, duke ndriçuar me mjeshtëri historinë, kulturën dhe shpirtin shqiptar. Çdo vepër e tij është një gur i çmuar në mozaikun e trashëgimisë sonë kombëtare, një frymë poetike që nuk shuhet.
“Kam pasur privilegjin dhe fatin e rrallë të jem pranë këtij artisti të madh në disa aktivitete kulturore - artistike, ku ndjeshmëria e tij njerëzore dhe madhështia e shpirtit krijues e bëjnë bashkëpunimin jo vetëm një nder, por edhe një përvojë të paharrueshme. Me të, çdo ngjarje bëhet festë, çdo skenë merr jetë, dhe çdo çast mbetet i gdhendur në kujtesë, si një poezi e përjetshme”, shprehet Ranmazan Çeka në vlerësimin e tij për Llesh Nikollën.
Në të njetën linjë, edhe Dashnim HEBIBI e vlerëson Mjeshtrin e Madh Llesh Nikolla, ikonë të skenës që pushton zemrat e diasporës shqiptare.
Vetëm disa muaj më parë (24.11.2025) ai shkruan në HelveticALforum.ch se “Arti i mirëfilltë vlerësohet edhe në diasporë – Llesh Nikolla, ikonë e skenës shqiptare, gjithmonë pritet me duartrokitje në Zvicër.
Në mesin e figurave më të dashura të skenës shqiptare, regjisori dhe aktori i njohur Llesh Nikolla vazhdon të mbetet një shembull i gjallë i përkushtimit, pasionit dhe veprimtarisë artistike të palëkundur. Me një karrierë të jashtëzakonshme, ai ka arritur t’i japë artit shqiptar vepra me peshë, duke u shndërruar në një ikonë të pakontestueshme si në trojet shqiptare, ashtu edhe në mbarë diasporën.
“Kontributi i tij i vazhdueshëm në art nuk është vetëm i njohur, por edhe thellësisht i vlerësuar nga bashkatdhetarët. Publiku shqiptar në Zvicër ka treguar një respekt të veçantë për punën dhe prezencën e tij artistike. Llesh Nikolla ka qenë dhe mbetet pjesë e disa programeve të organizuara nga SHKA ‘Dardania’ në Ëinterthur, ku përformancat e tij janë pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Kontributi i tij i vazhdueshëm në art nuk është vetëm i njohur, por edhe thellësisht i vlerësuar nga bashkatdhetarët. Publiku shqiptar në Zvicër ka treguar një respekt të veçantë për punën dhe prezencën e tij artistike. Llesh Nikolla ka qenë dhe mbetet pjesë e disa programeve të organizuara nga SHKA ‘Dardania’ në Ëinterthur, ku përformancat e tij janë pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm”, shkruan ndër të tjera kolegu Hebibi.
I tillë, i papërtuar, me energji, talet e shpirt të paepur krijues shfaqet ky gjeni i skenës edhe në veprimtaritë kulturore e eventet promovuese brenda vendit. Kështu ka spikatur para dy vitesh në Bulqizë para dy vitesh kur moderoi takimin festiv të dhënies së titujve “Qytetar Nderi” për mua (H.R) dhe meseuesin veteran Skënder Murrja…dhe në vijim në promovimin e librave të mi “Dibra dhe dibranët në panteonin e vlerave”, “Oda dibrane” dhe “Mehdi Luca, emblem e qytetarisë dibrane”.
Tashmë, ndonëse në pension, në një moshë që, për të, nuk është thjesht numër kronologjik vitesh, por një arkiv i gjallë përvojash, rolesh, përkushtimesh dhe sakrificash që e kanë tejkaluar biografinë personale për t’u shndërruar në biografinë e një arti, nuk heziton që sërish në promovime, evente artistike e realizim dokumentarësh televizive të shfaqet para publikut si një figurë me autoritet moral në kulturën shqiptare. Kudo, në Tiranë, Strugë, Prishtinë e në diasporë Llesh Nikolla me intepretime mjeshtërore ngjall për artdashësit e tij të shumtë emocione të veçanta e kënaqësi estetike.








Comments