top of page

Halil RAMA: LIBRI I VEBI MUSTËS “FSHATI YNË LUBALESHI”

ree

ME 14 SHTATOR 2025, ora 11.00, PROMOVIMI NË AKADEMINË E SHKENCAVE

 

LIBRI I VEBI MUSTËS “FSHATI YNË LUBALESHI” ZË VEND

MERITOR NË FONDIN E LETËRSISË SONË DOKUMENTARE

 

Nga Halil RAMA-MJESHTËR I MADH

 

 

PROF.DR.GAFUR MUKA: “Si një nga lexuesit e parë, pata kënaqësinë të informohen për shumëçka nga Lubaleshi, nisur prej kohës që autori mbart në libër, duke kaluar nëpër peisazhin e bukurive natyrore, duke u pasuruar me historinë e fiseve, duke u njohur me zakonet, doket, traditat deri te arritjet e banorëve të Lubaleshit në vite. Libri, siç e pohon dhe vetë autori, është ‘fillimi i ndërtimit të një rruge që nuk mbaron kurrë’. Uroj që në këtë ‘rrugë’ të ecin gjithë lexuesit e këtij libri ku, me siguri do gjejnë shumëçka që ata dëshirojnë, për tu motivuar ta çojnë më tej ‘ndërtimin’ e saj” 

Si një nga përfaqësuesit e elitës dibrane, fillimisht në Bulqizë - një nga inxhinierët dhe drejtuesit më kompetent, të talentuar e të suksesshëm të Minierës së Kromit, në Tiranë ku për disa vite demostroi përgatitje të lartë profesionale e shkencore në instucione të rëndësishme dhe veçanërisht si Noter Publik në Florida-SHBA ku ka emigruar dhe punon e jeton familjariht prej çerek shekulli (që nga viti 1999), Vebi Musta, asnjëherë nuk e largoi vëmendjen nga venlindja e tij, fshati Lubalesh i Njësisë Administrative Gjoricë të Bashkisë Bulqizë - Qarku Dibër.


ree

Parë nga ky këndvështrim, libri i tij “FSHATI YNË LUBALESHI”, redaktimin e të cilit ma besoi mua, para së gjithash është dëshmi e përjetimit prej tij të brengës së mos shkrimit më parë të historisë së vendlindjes, të cilën më në fund e finalizoi, duke e lënë atë si testament fjale për bashkëkohësit dhe për brezat e ardhshëm.

Që në faqet e para të librit të autorit Vebi Musta ndjehet krenaria e familjes dhe e 32 fiseve të Lubaleshit, krenaria e vendlindjes, e krahinës dhe krenaria kombëtare. Një krenari e bazuar tek historia, puna dhe arritjet e njerëzve trima, punëtorë dhe bujarë të familjeve e fiseve të fshatit të tij, Lubaleshit.

Në këtë këtë libër lëvrijnë personazhe realë të të gjitha kohërave. Është dashuria për vendlindjen ajo që e nxiti autorin Vebi Musta për të ndërmarrë këtë sipërmarrje sa të bukur aq edhe të vështirë. Dhe ia ka arritur qëllimit sepse i ka qëndruar besnikërisht sentencës, se “pa e ditur që nga kemi ardhur nuk e kuptojmë se ku jemi, dhe nuk arrijmë të mendojmë se ku do të shkojmë”. Njeriu instiktivisht është i lidhur me atdheun e vetë, i cili padyshim fillon nga familja e vendlindja e tij. Pikërisht kjo sentencë shtjellohet më së miri në librin “Lubaleshi, vendlindja jonë” (monografi letraro-artistike) e autorit Vebi Musta. Para së gjithash, gjejmë në këtë libër jetën e një intelektuali të mirëfilltë të lidhur pazgjidhshmërisht me vendlindjen e tij.

Në faqet e këtij libri janë të detajuara: historia e sistemeve të qeverisjeve vendore në Republikën e Shqipërisë dhe më pas pozicioni gjeografik, etimologjia e emrit të fshatit Lubalesh, toponimet, origjina dhe përbërja e familjeve të 32 fiseve të tij, kontributi në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, traditat, infrastrustura, zhvillimi i arsimit, kultura shpirtërore dhe ajo e jetesës, heronjtë dhe dëshmorët e Minierës Bulqizë - bij të këtij fshati e deri tek personalitetet që ai ka nxjerrë e me të cilët me të drejtë krenohet.

Me mjeshtri artistike autori Vebi Musta sjell në faqet e këtij libri, me freskinë dhe origjinalitetin e duhur personazhe të njohur e të panjohur të këtij fshati të një kohe të largët, por edhe të sotëm, ndër të cilët ja vlen të përmenden: Rushit Hysen Musta, i shkolluar në Izmir të Turqisë, që nga i burgosur në kohën e Zogut, drejtoi për disa vite pushtetin vendor si sekretar i Këshillit Nacionalçlirimtar dhe më pas i Këshillit Popullor të fshatit; Defrim Sadik Cani – shkrimtar, studiues, redaktor dhe kryeredaktor i disa gazetave e revistave; Rigels Rajku (NOIZY), reperi i mirënjohur shqiptar me origjinë nga Lubaleshi; Arbana Osmani, mbesë e fshatit Lubalesh, vajza e Flutura Imer Stojkut, si moderatore emisionesh televizive dhe si aktore e shquar; Altin Sulku - ndër këngëtarët popullor më të preferuar nga publiku; Irena Metalla, bijë e prindërive Remzi Metalla dhe Mimoza Metalla (Murgu), për pjesëmarrjen në Eurovizion me “Shkodra Elektronike”, e disa të tjerë.

 

FILLIMI I NDËRTIMIT TË NJË RRUGE QË NUK MBARON KURRË

 

Prof. Dr. GAFUR MUKA, si një nga lexuesit e parë, pohon se pati kënaqësinë të informohet për shumëçka nga Lubaleshi, nisur prej kohës që autori Vebi Musta mbart në libër, duke kaluar nëpër peisazhin e bukurive natyrore, duke u pasuruar me historinë e fiseve, duke u njohur me zakonet, doket, traditat deri te arritjet e banorëve të Lubaleshit në vite.

Këdo që të pyesësh se cili është për të vendi më i bukur në botë, do të përgjigjej pa asnjë hezitim: Vendlindja. A është i vërtetë ky pohim? Provo të bësh portretin e vendlindjes dhe do konstatosh se asnjëherë nuk ke bërë atë që dëshiron. Duke lexuar librin ‘Lubaleshi, fshati ynë’ të Vehbi Mustës, e kupton menjëherë qe autori ka dëshirën e madhe, inspiruar edhe prej mallit të mërgimtarit, ta japë sa më të plotë e, njëkohësisht, sa më të bukur portretin e vendlindjes së tij. Jo vetëm informacionet e shumta, dëshmitë e përjetuara, kujtimet e përmalluara por edhe narracioni i përdorur nga autori e bëjnë këtë libër të dashur për lubaleshasit dhe me vlerë për të gjithë ata që e lexojnë”, vlerëson Prof. dr. Gafur Muka. Sipas tij, ky libër, siç e pohon dhe vetë autori, është ‘fillimi i ndërtimit të një rruge që nuk mbaron kurrë’. Ndaj dhe uron që në këtë "rrugë" të ecin gjithë lexuesit e këtij libri ku, me siguri do gjejnë shumëçka që ata dëshirojnë, për tu motivuar ta çojnë më tej "ndërtimin" e saj.

 

LIBËR QË JA VLEN TË LEXOHET DHE TË PASUROJË

BIBLIOTEKAT TONA

 

Autori Vebi Musta, si bir i një familje me tradita atdhetare nga Lubaleshi, që u mëkua që në fëmijërinë e herëshme me traditat e familjes, të fisit e të fshatit të tij emërndritur në historinë tonë kombëtare, në këtë libër vjen me “pasaportën” e zgjuarsisë natyrale, dhuratë e genit dhe natyrës së vendlidjes së tij me resurse të shumta njerëzore e turistike dhe si një intelektual i mirëformuar, me vitalitet, talent e shpirt të rrallë krijues.

Vebi Musta vjen me këtë libër që promovohet më 14 shtator 2025, ora 11.00 në Akademinë e Shkencave, Tiranë, si trashëgimtar i një familje patriote dibrane dhe si kontribues i palodhur në ruajtjen dhe lartësimin e vlerave dhe traditave më të mira të familjeve të 32 fiseve të fshatit të tij të lindjes, Lubaleshit.

    Në librin e tij është historia e një fshati që ka nxjerrë dhjetra figura autoritare me vlera përbashkuese kombëtare, që me ndikimin e tyre të vazhdueshëm përparimtar ngjallin besim dhe shpresë për të ardhmen…., është referenca më domethënëse që simbolizon dashurinë dhe përkushtimin për vëndlindjen, si leitmotiv i përhershëm i mallit dhe dashurisë që krijon jeta në emigrim.

Në këtë libër dallohet forca metaforike dhe formimi intelektual e kulturor i autorit V. Musta, i cili ka krijuar kështu muzeun e fjalës për vendlindjen e tij, Lubaleshin. Është një libër racional, emocional, dokumentar, arkivor që zë vend meritor në fondin e letërsisë sonë dokumentare dhe si i tillë ja vlen të lexohet dhe të pasurojë bibliotekat tona.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page