top of page

Halil RAMA: DITA NDËRKOMBËTARE E TË MOSHUARVE


 

REPORTAZH

DITA NDËRKOMBËTARE E TË MOSHUARVE TEK “STREHË DHE SHPRESË”

 

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

 

DRITAN DANGO:  Për këtë shtresë të popullsisë Bashkia e Tiranës po realizon programe konkrete, si abonene falas pë urbanët, qendrat sociale ku të moshuarit mund të kalojnë një pjesë të kohës, rrjetin e bibliotekave e rimbursimin 100 përqind nga fondi i komunitetit….Hysni Kuka është i pari që i drejtohemi për raste emergjente..

 

Dr. ILIR ALIMEHMETI: Banorët e kësaj qendre rezidenciale janë vlerë vitale të shoqërisë…

 

I themeluar para 13 shekujsh, në vitin 1892 nga Abdulla Agë Kuka, azili privat “Strehë dhe shpresë” do të rifillonte aktivitetin dhe rivitalizohej që nga viti 1997 e në vijimësi, nga trashëgimtari i denjë i kësaj familje  Hysni Kuka.

Me një histori 133 vjeçare, kjo qendër rezidenciale, ndër më konkurueset me simotrat e saj në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë, është kthyer në vend shprese, jo vetëm për 114 të moshuarit, por edhe për banorët e lagjes në zonën e ish-kinostudios, ku çdo ditë ndihmohen me dhjetra familje.

Veçanërisht dje në Ditën Botërore të të Moshuarve, ata përjetuan çaste festive nga më mbresëlëneset, ku  bashkë me ta festuan edhe personalitete akademike e të kuturës, si dhe drejtues të bashkisë Tiranë.

Mesazhi emocional që përcolli për të pranishmit në këtë ditë të rëndësishme, themeluesi dhe administratori i kësaj qendre rezidenciale , Hysni Kuka, qe ai i përkujdesjes për këta të moshuar të braktisur nga fëmijët e familjet e tyre, jo në një ditë, por në vijimësi.

Në fjalët e tyre përshëndetetëse, Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile dhe Shërbimit ndaj qytetarit në Bashkinë e Tiranës Dritan Dango, Dr. Ilir Alimehmeti, piktori i njohur Buron Kaceli, përfaqësuesi i diasporës shqiptare në SHBA Luan Cibaku, Drejtori i Food Bank Albania Luios Deliu, nënkryetari i Shoqatës Tirana Ardian Llagami, administratorja e Njësisë Administrative Nr. 4 Tiranë Nikoleta Martini, legjenda e basketbollit shqiptar Leonard Tase e disa të tjerë përcollën mesazhin se të moshuarit në këtë qendër rezidenciale të standardeve europinane nuk janë të harruar, nuk janë të padobishëm, përkundrazi janë zemra e kësaj shoqërie.


Dango evidentoi me këta rast programet që po realizon bashkia për këtë shtresë, si abonene falas pë urbanët, qendrat sociale ku të moshuarit mund të kalojnë një pjesë të kohës, rrjetin e bibliotekave e rimbursimin 100 përqind nga fondi i komunitetit ndërsa vlerësoi se Hysni Kuka është i pari që i drejtohen për raste emergjente. Në këtë linjë qe edhe përshëndetja e administrtatores së Njësisë Administrative nr. 4 Tiranë, Nikoleta Martini. Ndërsa dr. Ilir Alimehmeti i konsideroi banorët e kësaj qendre rezidenciale vlerë vitale të shoqërisë.

Impresionues qe edhe shembulli i Luan Cibakut, i cili me bashkëshorten Fllanxa dhe dy djemtë, (ndryshe nga shumë të tjerë që  kanë braktisur prindërit e tyre) kanë shërbyer nënës së tyre mbi 90 vjeçare me përkujdesje maksimale, si këtu në Shqipëri edhe në Nju Jork ku jetojnë prej më se dy dekada, deri sa u largua për në botën e përtejme.

Fatjona Kuka, administratore e kësaj qendre, duke folur, jo vetëm si pjesë e stafit të kësaj shtëpie, por edhe si bijë e familjes Kuka, ndër të tjera tha se “Ky mision i madh i trashëguar brez pas brezi, u ringjall pas viteve ‘’90-të, falë Shefqet Kalem Kukës dhe veçanërisht Myslim Sali Kukës. Edhe pse jetonte larg në Amerikë, Myslimi nuk e harroi kurrë vendin e tij dhe bëri gjithçka që kjo traditë bamirësie të mos shuhej.”. Fatjona falenderoi gjithashtu stafin për pëkushtimin maksimal dhe donatorët që gjithnjë u kanë qëndruar pranë. Por gjithsesi, sipas saj sfidat janë të mëdha.

Dy vjet më parë, në këtë qendër rezidenciale mahnitëse ishte edhe diva e skenës dhe ekranit Margarita Xhepa. Dhe ndërsa moderatori i mirënjohur i eventeve kulturore e artistike Defrim Methasani do ta konsideronte këtë si shtëpinë e çdo njeriu në nevojë, e madhja Margarit do t’i jepte asaj madhështinë e duhur duke shprehur kënaqësi të veçantë. Kështu, kur ajo u shpreh: “Ndjej kënaqësi të veçantë sot në festën tonë, e juaja dhe e imja”, duatrokitjet e të pranishmëve qenë të fuqishme. Më tej ajo e ndezi atmosferën festive me interpretimin e poezive “Mall” të Kadaresë dhe “Atdheu” të Podrimjes. Sepse malli për njerëzit e kësaj shtrese është magjiplotë. Mall për njerëzit që na kanë humbur, mall për njerëzit që s’i kemi më.” 

Përgëzimet dhe mirënjohjen për këtë mrekulli të zotit Kuka i shprehin para sëgjithash ata që ai dhe stafi i tij ju shëbejnë me dashuri të zjarrtë njerëzore. Njëra prej ryre, Haxhire Gurakuqi thotë e entuaziazmuar: “Kjo është shtëpia ime, kjo është shtëpia jonë. Që kur erdha këtu më pritën mirë…kemi zonjat që na shërbejnë me dashuri dhe dhembshuri njeherazi.. Dhe nuk janë pak, por 16 kujdestare e sanitare, një mjek e një psikologe.

Mjeku pathollog Xhelal Ahmetaj ndjen kënaqësi të veçantë teksa prej vitesh e dekadash ju shërben njerëzve të kësaj moshe në këtë qendër rezidenciale.

Është vëretë një mrekulli kjo qendër rezidenciale, e ndërtuar jo në një vit e në një dekatë por që funksionon më së miri në 28 vjet që nga viti i mbrapshtë 1997. Dhe jo vetëm kjo vilë madhështore, por edhe një tjetër në Selitë-Mal, po në pronësi të Hysni Kukës.

E paimagjinueshme, por e vërtetë. Këtu kanë ardhur deri edhe njerëz pa identitet dhe sot ndjehen të lumtur e të gëzuar me trajtimin që ju bëhet. Në këtë rezidencë tek ish reparti 3700 në zonën e Kinostudjos shërbehet në mënurë të kulturuar, ku mjediset e fjetjes e ato të argëtimit dhe mbi të gjitha përkujdesja e personelit janë shembullore.

Nisur nga këto shembuj frmëzues, këtu Dita Ndërkombëtare e të moshuave nuk është vetëm festë. Është një thirrje e fortë, një britmë e zemrës për ata që shpesh i shohim të enden rrugëve të qytetit tonë, të harruar nga familjet e të braktisur nga shteti e shoqëria, me sytë e lodhur që kërkojnë vetëm një shpresë të vogël.

Ndaj dhe Hysni Kuka vlerëson se arritjet e qendrës së tij rezidenciale për të moshuarit e kanë bazën tek bashkëpunimi i ngushtë me komunitetin, pushtetin vendor e personalitetet që i qëndrojnë pranë.

Në këtë ditë të shënuar Qendra rezidenciale “Strehë dhe Shpresë” ndau dhe çmimet e mirënjohjes: Dr. Ilir Alimehmetit, për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë periudhës së pandemisë dhe për kujdesin e vazhdueshëm që u kushton të moshuarve të kësaj qendre; Shoqatës “Tirana” për kontributin e dhënë në mbështetje të të moshuarve, duke ofruar  solidaritet dhe ndihmë të vazhdueshme; Dr. Azem Nelës që u ka qëndruar pranë të moshuarve me vizita, eko e analiza falas si dhe Znj.Ina Malhani, ambasadore e paqes për krijimin e lidhjeve me shoqata ndërkombëtare, si përfaqësuese e Motrave të Nënë Terezës.

Në këtë ditë feste u nderua edhe një zonjë e jashëzakonshme, e cila është kenaria e kësaj shtëpie. Ajo është Znj. Haxhire Gurakuqi, e lindur më 12 dhjetor 1933 në Peqin që ka kaluar një jetë të tërë në shërbim të njerëzve si ndihmësmjeke në disa qytete dhe që sot në moshëm 92-vjeçare është rezidentja më e vjetër e “Strehë&Shpresë”.  Për të gjitha këto merita ajo u vlerësua me Çmimin e tëgjatësisë dhe të Urtësisë.

Nga kjo qendër rezidenciale, ku dhjetra të moshuarit përjetuan çaste gazmore nën ritmin e këngëve që interpretoi Vera Laçi e grimcave humoristike nga artistët e njohur Muharrem Hoxha e Xhevair Zeneli, kjo ditë u përcoll me premtimin që askush të mos  mbetet vetëm, që pleqëria të mos jetë sinonim i braktisjes, por i dinjitetit dhe dashurisë njerëzore…

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page