top of page

Halil Rama: “AKADEMIK”, TITULL I MERITUAR PËR PROF. DR. SALI KURTIN

Bordi i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve Nju Jork  vlerëson emblemën e qytetarisë dhe fisnikërisë matjane e mbarëkombëtare

 

“AKADEMIK”, TITULL I MERITUAR PËR PROF. DR. SALI KURTIN

Halil Rama – Mjeshtër i Madh

 

·     Prof. dr. Sali Kurti, në harkun kohor të një dekade është dekoruar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga ish Presidenti i Republikës Bujar Nishani; Atij i është dhënë titulli “Qytetar Nderi” i Bashkisë Burrel nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti, ndërsa Federata e Paqes Univerasale Shqipëri i ka dhënë titullin “Ambasador për paqe” dhe e ka shpallur “Personaliteti i vitit 2023”.

Nga ky gjerdan i artë dekoratash, medaljesh dhe titujsh, Dr.Sali Kurti është ndër më të nderuarit e të vlerësuarit e rrethit të Matit e të metropolit shqiptar. Por nderimi që iu bë paraditen e 29 Dhjetorit 2025, duke i akorduar titullin “Akademik” nga Akademia Shqiptaro - Amerikane të Shkencave dhe Arteve Nju Jork, për atë, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit e shumtë në atë ceremoni mbresëlënëse ishte ndër më të veçantët

     

Si pjesë të axhendës së tij të ngjeshur gjatë vizitës dhjetëditore në Tiranë, Shkup e Gjilan, Prof. dr. Skënder Kodra – Kryetar i Akademisë Shqiptaro - Amerikane të Shkencave dhe Arteve Nju Jork, realizoi edhe ceremoninë mbresëlënëse të dhënies së titullit “Akademik” Prof. dr. Sali Kurtit, një nga emrat më të spikatur në Shërbimin Stomatologjik Shqiptar.

Që në nisje të kësaj ceremonie, si realizues i saj, falenderova prof.Kodrën që konsideroi propozimin tim për të vlerësuar Dr. Sali Kurtin me këtë titull meritor, edhe si emblemë e qytetarisë e fisnikërisë matjane e mbarëkombëtare.

Prof. Kodra, një emër i mirënjohur, jo vetëm në SHBA e hapësirën mbarëshqiptare në botë por në rang ndërkombëtar, si ndër kontributorët më të mëdhenj të çeshtjes kombëtare shqiptare, evidentues dhe promovues i personaliteve akademike, të letrave, artit e kulturës të diasporës shqiptare të Amerikës, pasi i dorëzoi Dr. Sali Kurtit Çertifiktatën e titullit “Akademik”, ndër të tjera tha se personalitete të tilla janë nderi dhe krenaria dhe ja rrisin prestigjin Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve Nju Jork, që ai e themeloi dhe e drejton me kompetencë, profesionalizëm e përkushtim të rrallë prej më se çerek shekulli.

Në praninë e dhjetra mjekëve dentistë të kësaj klinike, Prof. Kodra vlerësoi standardet ndërkombëtare të Klinikës “Mat-Dental”, të themeluar dhe drejtuar nga prof. dr. Sali Kurti.

Vetë Dr. Sali Kurti, mes emocionesh, ndër të tjera tha se gjatë karierës së tij profesionale është nderuar me tituj e medalje nga institucione të larta shtetërore e vendore si dhe nga Federata e Paqes Universale me titullin “Amabasador i Paqes” e “Njeriu i Vitit” i kësaj Federate, por titulli “Akademik” që ju akordua nga Akademia prestigjioze Shqiptaro - Amerikane e Shkencave dhe Arteve Nju Jork, është më i larti, më i merituari dhe njëherazi më surprizuesi për të e familjen e tij,  në këtë vigjilje të Vitit të Ri 2026.

Në këtë ceremoni mbresëlënëse, në mjediset e kësaj klinike, ndër më modernet e më konkurrueset në metropolin shqiptar, kreu i Akademisë Shqiptaro - Amerikane të Shkencave dhe Arteve Nju Jork, prof. Kodra shoqërohej nga akademik Arjan Hamiti e prof. Josif Risto të Universitetit prestigjioz “Luarasi”, Prof. dr. Astrit Memia – Kryetar i Forumit Botëror “Imazh & Media”, nga kryetari i Federatës së Paqes Univerasale Shqipëri, Defrim Methasani – Mjeshtër i Madh, ndër moderatorët më të spikatur të eventeve kulturore e promovuese në rang kombëtar dhe nga bashkëshortja e tij Sanie Selita.

Personalitete me rrezatim kombëtar çmohen kështu nga njerëzit e mençur e me vizion bashkëkohor. Kjo sentence, bashkëudhëtare e historisë së njerëzimit, gjeti mishërim të plotë edhe në këtë takim ceremonial, ku elita intelektuale kombëtare vlerëroi Prof. Dr. Sali Kurtin si personalitetin më të spikatur, mishërues dhe përçues i vlerave më të mira njerëzore, profesionale dhe intelektuale.

 

PAK NGA CV E PROF.DR. SALI KURTIT


Dr. Sali Kurti është një nga mjekët më të mirënjohur në Shqipëri, me një përvojë 45-vjeçare në fushën e stomatologjisë. Gjatë karrierës së tij si mjek e si drejtues i shërbimit tomatologjik ka njohur shumë arritje dhe është nderuar me titujt: “Mjeshtër i madh” nga Institucioni më i Lartë në vend, pikërisht nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë, si dhe me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e qytetit të Burrelit dhe me Çertifikatë Mirënjohje nga Këshilli i Qarkut Dibëtar.

Ai lindi në fshatin Karicë të rrethit të Matit dhe mësimet e para i mori po aty. Në qytetin e Burrelit, në Ulëz dhe Komsi shtegtoi i etur për dije, ku mes shumë sakrificash përfundoi shkollën 7-vjeçare. Më pas ka vijuar shkollën e mesme në Politeknikumin Mjekësor në Tiranë, ku për 4 vjet radhazi studioi në profilin stomatologji, duke fituar diplomë “ndihmësmjek dentist”.

Më pas, ka ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në degën e Stomatologjisë, duke u diplomuar me rezultate shumë të mira.

Në vitin 1979, dr. Sali Kurti kreu studimet pasuniversitare, duke fituar titullin “Specialist në protezë”.

Ai spikati si nxënës dhe si student i shkëlqyer në të gjitha ciklet studimore. Bazat themelforta të studimit e ndihmuan atë të ndërtonte profilin e mjekut shumë të aftë dhe të përgjegjshëm.

Suksesi i punës së tij si mjek është vlerësuar jo vetëm nga qytetarët e pafund, të cilët janë pacientë të tij prej dekadash, por edhe nga instancat më të larta shtetërore. Qysh në vitin 1981 është dekoruar nga Kuvendi Popullor për shërbim të mirë ndaj popullit (stimul që jepej rrallë në atë kohë).

Në vitin 1982 u emërua drejtor i Shërbimit Stomatologjik të rrethit të Matit, detyrë që e mbajti deri në vitin 1993, kohë kur shërbimi dentar u privatizua. Në këtë periudhë mori jetë edhe klinika “Mat Dental”, e cila nisi vetëm me një poltron, por në sajë të profesionalizmit të profesor Saliut, u zgjerua me 5 poltrone shërbimi dentar, me sallë kirurgjie dhe me laborator stomatologjik, dukë marrë trajtën e një poliklinike me të gjitha shërbimet në një vend.

Në vitin 2007 Bashkia e Burrelit e vlerësoi Dr. Saliun, duke e nderuar me titullin “Qytetar Nderi” me motivacion “për shërbim të mirë ndaj popullit” në rrethin e Matit e më gjerë. Ndërsa në vitin maj të vitit 2017, presidenti i Republikës Bujar Nishani, i akordoi titullin e lartë “Mjeshtër i madh”, një vlerësim tepër i rrallë në këtë fushë, sepse të paktë janë mjekët stomatologë, që mbajnë mbi supe një nderim të tillë.

Ka punuar si pedagog i jashtëm për disa vite në Universitetin “Aldent”, Tiranë, ku ka lekturuar lëndët e praktikës profesionale me studentët e vitit të dytë të degës së Stomatologjisë.

Që prej vitit 2010 mban edhe pozicionin e Zv/President të Sindikatës së Stomatologëve të Shqipërisë. Në këtë kuadër, por edhe si pedagog, ka marrë pjesë në konferenca me karakter kombëtar e ndërkombëtar.

Pikërisht për këto merita dhe veçanërisht për shpirtin human, vlerat njerëzore dhe intelektuale e krijuese që mishëron dhe përçon tek publiku i gjerë edhe nëpërmjet librit të tij “Një jetë në shërbim të njerëzve”, Ai është vlerësuar edhe me titullin “Anëtar Nderi” i Klubit Letrar “Pjetër Budi”. Ndaj dhe ndjehet më krenar se kurrë si përfaqësues dinjitoz i elitës matjane, si një nga bijtë e Matit me histori të lashtë, djep i kulturës dhe artit kombëtar. Të Matit, ku që nga Pjetër Budi e brez pas brezi, fjala poetike matjane nuk ka shterur kurrë. Dr.Sali Kurti ka të drejtë të krenohet. Tashmë edhe si “Anëtar Nderi” i Klubit Letrar që mban emrin e të Madhit të letrave shqipe, Pjetër Budi, nga Guri i Bardhë i Klosit të rrethit të Matit, në faqen zyrtare të cilit, me të drejtë vlerësohet si poeti dhe prozatori i pare i letërsisë sonë, autor i katër veprave fetare në gjuhën shqipe, organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha osmane, përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqipe, për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të popullit tone….

Prof. dr. Sali Kurti, në harkun kohor të një dekade është dekoruar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga ish Presidenti i Republikës Bujar Nishani; Atij i është dhënë Titulli “Qytetar Nderi” i Bashkisë Burrel nga Këshilli Bashkiak i këtij qytetit, ndërsa Federata e Paqes Univerasale Shqipëri i ka dhënë titullin “Ambasador për paqe” dhe e ka shpallur “Personaliteti i vitit 2023”. Nga ky gjerdan i artë dekoratash, medaljesh dhe titujsh, Dr.Sali Kurti është ndër më të nderuarit e të vlerësuarit e rrethit të Matit e të metropolit shqiptar. Por nderimi që iu bë paraditen e 29 Dhjetorit 2025, duke i  akorduar titullin “Akademik” nga Akademia Shqiptaro - Amerikane të Shkencave dhe Arteve Nju Jork, për atë, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit e shumtë në atë ceremoni mbresëlënëse ishte ndër më të veçantët.

 

PROF. DR, SKËNDER KODRA, SIMBOL PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR

NË SHBA, KOSOVË E SHQIPËRI

                   

Me veprimtarinë e tij të gjithanshme akademiko-shkencore dhe si kontributor i rrallë për çeshtjen kombëtar shqiptare, Prof. Dr. Skënder Kodra, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri

Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar. Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në Neë York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.

Diturinë dhe përvojën e tij si psikolog dhe shkencëtar, Prof. Dr. Skënder Kodra e ka përcjellë në tetë libra si: Evoluimi i Trurit Dje, Sot dhe Nesër Library of Congress (June 11. 2001) Definition of personality. Tiranë (Library of Congress (2003) Drugs and its Impact. Tirane Library of Congress (June, 11.2004) Road Map Opportunities in Cilinical Psychology, Tiranë Library of Congress (June 12.2006) Library of Congress 101 Independence Ave, S.E. Uashington D.C. 20559-6000.

I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur në SHBA, Skënder Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar. Në vitin 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në Neë York dhe vazhdon të jetë aktiv si kryetar i kësaj Akademie.

Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdoi të kontribuoj edhe në dheun amë. Ai punoi dy vjet në Tiranë si klinicist pranë Klinikës psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe ligjëroi leksione të ndryshme. Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane. Gjatë kësaj kohe në Radio Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.

Në këtë periudhë Prof. Dr. Skënder Kodra viziton sërish vendlindjen e tij Kosovën, ku zhvillon një veprimtari të dendur shkencore dhe patriotike, aq sa siç thoshin dhe vendasit, klinika e tij u kthye në një istikam lufte. Pushtuesit serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta detyruar të pajisej me dokumente serbe. Zoti Skënder Kodra nuk pranon dhe largohet i detyruar nga atdheu i tij.

Në verën e vitit të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Skënder Kodra shkoi në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë. Djali i tij Isai ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes Kodra.

Personaliteti i Prof. Dr. Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare. Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e Neë Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e Neë Yorkut, Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.

Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdon të jetë aktiv si mjek, si pedagog, si shkencëtar. Ai vazhdon të publikojë libra dhe studime shkencore në revistën “Dituria”, organ i Akademisë Shqiptaro_Amerikane me qendër në Neë York, Akadmi të cilën e drejton me pasion dhe profesionalizëm, si dhe në shumë revista e gazeta prestigjioze në SHBA dhe Shqipëri.Figura poliedrike e Prof. Dr. Skënder Kodra, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page