“Hajde, urno!”
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 29, 2020
- 1 min read

Astrit Lulushi
Shprehje tradicionale e shndërruar; njerëz me fytyra te qeshura të ngrira, që shpjegojnë se çfarê vlere kanë ato që sapo tjetri ka blerë dhe të kërkojnë të blesh. Persona me këmisha tê bardha - “Hej djalë, ç’ka bone? - “Asgjo”, tjetri përgjigjet . ”Hajt mo”. “A ke fëmijë?” “Pesë” - “Hajt mo”, dhe nuk di se ç’kërkon më. Paraja është synimi. Kohë për biznes.
Por, çfarë do njeriu? Sigurisht, çdo gjë që ekziston. Dhe mundohet; por nuk bëhet më pak skllav vetëm se i lejohet të zgjedhë një pronar a kryetar një herë në 4 vjet, ndërkohë që i është përshtatur natyrës, ose natyra është damkosur prej tij. Natyra, në këtë rast, është partia.
Zgjedhjet janë mjet që politika e ka bërë art të së mundshmes; njeriut i krijohet mundësia të zgjedhë midis dy të këqiave, gjendjes katastrofike dhe asaj të papëlqyeshme. Të qeverisësh sipas idesë dhe interesave të tjetrit është objektiv i kryesor i atij që kërkon të ndjehet i pushtetshëm, dhe këtë nuk mund t’a arrijë, përveç përmes votave, që bëhen një e keqe e dalë nga populli. Fillimisht duket se s’mungon asgjë, gjendja që krijohet nuk të bën të ikësh. Por njeriu i ngjan atij që ndjehet bosh, pavarësisht se është i ngrënë.
Comments