top of page

Gëzuar Dr Adem Harxhi!


Gëzuar ditëlindjen Dr Adem Harxhi!

Fatmir Terziu


Është gjithmonë tepër e ndjeshme kur dëshiron të urosh një Njeri. E tillë është kur dëshira shkon përtej elementit të njohjes fizike, përtej takimit në jetën e përditshme, përtej të gjithave, por që nuk shkon më tej se sa respekti që ke krijuar duke e ndjekur humanizmin e tij, duke e respektuar atë që ka shkruar, duke e lexuar. Dhe Njeriu në këtë rast natyrshëm shkon tek Njerëzorja.

Është gjithmonë një gjë që natyrshëm në këtë rast të dikton. Ndikon. Urdhëron. Madje, shkon shumëfish, kur është për Dr Adem Harxhin, që feston ditëlindjen e tij. Është pikërisht për Dr Harxhin që në librin e tij njerëzisht të mëson se njerëzit e tillë "të dashur" mund të ekzistojnë ende në jetën tuaj përtej familjes dhe njerëzve që keni njohur përgjithmonë. Është pikërisht ai me të cilin ndjen ndryshe nga ajo që mendon se në një moshë më të madhe, Njeriu do të ishte disi ndryshe, ndryshe nga mënyra se si ishte kur ishte disa vite më pak. Kjo ndoshta nuk pajtohet vetëm me dialektologjinë fizike. Nuk pajtohet me trupin e mjaft gjëra të tjera, por pajtohet me vrullin, shpirtin dhe forcën që shkrimi i Dr Adem Harxhit ka përcjellur dhe përcjell në të gjitha moshat dhe për të gjitha moshat.

Gëzuar ditëlindjen Dr Adem Harxhi me shpirtin dhe forcën tuaj rinore që mbahet gjallë dhe thellë në shkrimet tuaja mjaft origjinale.

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page