top of page

Gëzuar dhe jetë të gjatë modelit të Njerëzimit



Daman Sinani


Koha bën të sajën. Ne ecim me të dhe ndjekim atë që na lë dhuratë vetë koha. Kështu themi se koha është thjesht një udhë ku ne kalojmë dhe bëjmë aritmetikë. Në këtë aritmetikë janë miqtë, janë numrat me të cilët ne bashkohemi, janë vitet me të cilët ne njihemi. Në udhëjetën time me Resmi Feratin kam një aritmetikë të pashënuar. Është një jetë. Një jetë pa aritmetikë, jemi rritur, jemi ndjekur në udhëjetën tonë me respekt, jemi komunikuar bashkë dhe kemi folur me të gjithë arsyet e respektit, me një fjalë që vjen nga forca e shpirtit tonë të brendshëm.

Edhe nëkëtë ditë të shënuar të tij unë dhe familja ime i urojmë Gëzuar dhe pa limit ditëlindjen e tij. Ai është dhe do të mbetet për të gjithë bashkëmoshatarët e të afërmit për brezat që po rriten sot se si duhet dhe mbetet Njeriu vetëmohues për prindërit tek të cilët ai shikon lidhjen jetike të pashmangshme duke u bërë nëjsh me ta deri në vdekje. Tashmë kushdo që do ta lexojë këtë status kur në një kohë është prishur si nga një tërmet 9 ballësh statusi i institucionit të familjes, ai kryesori i Njerëzimit, ai mbetet një model që e mban jo thjesht gjallë por na frymëzon dhe i frymëzon të gjithë me të.


Ju more femijet tane qe i beni temena me duar e kembe, nje polici rendi a rrugor, nje administratori pallati apo bashkije....harroni e doni te harroni se keni lene pas te perlotur me ose pa buke, enden rrugeve e kafeneve, me rroba te blera ne mbeturinat e tregut rom, ata qe ju sollen ne kete jete,,,, prindet, ju dhane frymemarrje prinderore dhe ju ushqyen si foshnja edhe kur adoleshenca ju terbonte ne shalet e prapanicat e seksit te kundert,,,,,, ju qe nuk dini a nuk doni ta dini se keni hedhe ne ere me ose pa dashje ......institucionin nr.1........familjen,,,,,.....pse e deri kur???? pa lidhuni e komunikoni me prof. e tera kohrave .....Resmi Ferhatin,,, e kerkoni nje minileksion familjar e prinderor....qe mallkimi , ofshet e ankthet prinderore ...lotet e perlotjet e tyre te mos ju mblidhen ne fyt si metastazat kanceroze... e pastaj rrugeve te botes ti bini kokes duke u lebetitur......ah moj nane!!!....nane moj ku je???.....o nana ime me ndihmo !!! dijeni nje dite do te jipni kete xhevap ende pa shkuar ne boten tjetermndaj bejeni frends,,,mikun tim resmi ferhati e kerkoni e lutjuni duke i kerkuar mendje..................Resmiut, i cili eshte institucion njerezor shenjtor i pashpallur as nga papame as nga islami ...por nga zemra e dy prinderve qe zoti i fali Resmiun e ata jetuan si zotnite e cdo epoke, duke dhene shpirt ne gjoksin e djalit te tyre Resmi, qe lotet e tij i ngrohnin ne grahmat e jetes........

Te pergezoje e respekte Resmi Ferhati.....*****me beri apel shpirti im fisnik e ma shkruajti dora e mendja ime duke kujtuar prindet e mi qe fatmiresisht kane vdekur ne gjoksin tim edhe pse per rreth kishin 6 femije te tjere njeri me i mire se tjetri.......Ndaj themi sot: Gëzuar dhe jetë të gjatë modelit të Njerëzimit!

103 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page