Gur i vendlindjes


Gur i vendlindjes: Profil Bio


Fatmir Terziu


Gëlqeror. Sedimentar me dhe pa emocione. I dashur dhe i dashuruar. I dhimbshur dhe dhimbanak. Gur! Gur që është edhe i ftohtë. Gur, që nuk shkujdeset për atë që i prishet, ose nëse i struket dhe i fshihet në një rrëke. Reziston edhe në formë të prerë, në copa të vogla, forcohet më shumë nga rënia e nxituar dhe e mprehtë e ujit kristal të rrjedhshëm.

Ndonëse, nuk mund të shuaj emocione, ai mund të sjellë shpresë, lumturi, hare, trishtim, por edhe inat dhe zili, mëri dhe hasmëri, ose edhe mund të mjaftohet me një përmbushje të thjeshtë. Dhe ajo do të quhet Ikje. Ikje…

Ikje dhe mbijetesë Guri. Ikje mes dhimbjes, por ikje dhe mes thjeshtësisë së Drenicës, Livadhisë, Strugës, Kërçovës, Homezhit, Dibrës, Kalimashit, Butrintit, Beratit, Tomorit, Korabit, Dumresë, Myzeqesë, Bregut dhe Shtegut e kudo ku Guri shkëlqen më shumë se floriri, kushton më shumë se diamanti.

Guri nuk njeh kufij. Guri emeton kufij. Guri është me mua, por Guri është edhe me ty. Guri është tek tek të gjithë. Guri lind si një fëmijë. Guri vdes kur digjet n