
Gur i fundit ...
Nga Odise Kote
Mësyn misteri mërinë memece, e shkreh, e shqep, e shkul… në prym e pezm, pikëllon paniku, gur i grindjes, gër – gëri gur....
U shkul, e shakull shemben shpresat, çatia, çastet, çardaku, çmimet… baresin brengat, bërr- bërr babëzia, vraga vetmie, vetflijime vegimesh.
Fshehur fantazmat në fjollat e frikës, me mure mëkati mëkuar mërzinë, dëshira dështake, deziluzione drite, prita pendimesh, përmbysje, pluhurimë…
Klithin këmbanat, keqardhje kokëkrisur, gjakime të gjora, gjymtime gjithkund, yshtyr ujrash, ulërima ujqërish … rrëmujë rrëpirash, rrënjëdalat rrënjë.
Mësyn misteri mërinë memece, shtypet, shkrumbon, shpirti shpëtimit, qelqthyer qiejt, qëndrat e qoshkat, gërbonjë gangrene, gur i gabimit …
Commentaires