Gruaja fenomenale Maya Angelou


Maya Angelou

Nga Gladiola Jorbus


Një personazh i shumanshëm si Maya Angelou: shkrimtare, poete, aktore, këngëtare, skenariste, balerinë, regjisore, predikuese, humoriste dhe aktiviste e mirënjohur e të drejtave civile. Jeta e saj konsiderohet një histori frymëzimi e mbushur me guxim, këmbëngulje dhe aftësi për t'iu përgjigjur sfidave të mëdha.

Edhe pse kurrë nuk u diplomua në një universitet, ajo njihej me titullin ‘Dr. Maya Angelou’. Autobiografitë e autores pushtuan mbarë botën duke u kthyer në simbol përfaqësimi për komunitetin afro-amerikan.

Stili autobiografik i Angelout theu skemat e kohës, u duartrokit, por pati dhe kundërshtarë, kryesisht në institucionet arsimore. Këtë material të ri didaktiko-mësimor, që derivonte prej saj, prindërit e konsideronin tabuthyes e provokues, meqenëse promovonte seksualitetin, marrëdhëniet jashtëmartesore e homoseksualitetin, cënonte vlerat tradicionale dhe përshkruante racizmin, abuzimin apo përdhunimin.

Pavarësisht nga kjo, Angelou frymëzoi me aspiratën e saj për të bërë të njohura çështjet e racës, identitetit dhe të shkruarit e të lexuarit. Ky model arsimi që prek kultura të ndryshme, epo