top of page

GRATË E BUKURA

  • Nov 14, 2020
  • 1 min read

Dhimitër Nica

Gratë e bukura më skllavërojnë, më grisin hundën e marrë arratinë, ngjyrën e fytyrës sepse ma dyllojnë mes flokut të tyre e dua shtëpinë…


I ndërtoi Perëndia me ar e polen dhe mua të shkretin që t’i shoh me zjarr, me Omar Kahjamin do t’i deh me verë dhe pastaj do kthehem në dashnor i marrë.


Më vonë le të digjem në hi dhe eter, s’do bëhem pishmand se ç’bëra më parë, dhe ju do thoni na ishte një herë një poet i çmendur dhe dashnor i marrë!

1 Comment


mich.maska
Nov 15, 2020

Poezia me pelqen, T'u shtofshin marrezite e bukura te dashurise!

Urime. Myslim Maska.

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page