top of page

GOGOLI DHE PUSHKINI…


TRE POEZI NGA MYSLIM MASKA

GOGOLI DHE PUSHKINI…

Gogoli kur u zgjua,

Gati u çmend fare!

Celuloi Pushkinin,

E ngriti nga varret…

Pa më thuaj vëlla!

Ç’po bëhet, ç’po ndodh?

Të gjitha sa bëmë

Paskan qenë kot?!...

Jo, vëlla i dashur

E tillë është kjo botë!...

Athinë. 14 – 1 - 2023


MAESTRUA (Papagalli)

Kur Maestrua, këngëtari,

Për pakujdesinë time

Doli nga KAFAZI

Dhe iku…

Sa gjynah! – dhe u përlot im bir.

Përse?

-Ai tërë jetën ishte skllav

Dhe s’mund të rroj dot i lirë,

Do vdesi…

Athinë, 19 – 4 - 2022


KLITHMA

Kujtimit të mikut tim të rinisë,

Shkrimtarit Jovan Buli.

Ata që më deshën dhe i desha shumë,

Ikën…

Nuk e di për ku dhe pse?

Thonë në oqean ku dallgët

I shndërrojnë në pulëbardha!

Po ku janë pulëbardhat?

Kaq vite pres, e pres…

Dëgjoj vetëm klithma

Dhe zhurmë dallgësh…

31 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page