GJUHA DHE KOMBËSIA….”KOSOVARE”….


Kristo Zharkalli

NGA KRISTO ZHARKALLIU


Dikur, kur isha romantik dhe besoja e ëndërroja “gjëra të bukura” isha i bindur se kosovarët dhe të gjithë shqiptarët e tjerë që banonin jashtë kufijve shtetërore të Shqipërisë, ëndërronin madje luftonin që një ditë të bashkoheshin si komb i përbashkët me vendin amë, Shqipërinë. Kisha shumë miq kosovarë, madje për disa vite,kushdo Kosovar që do të vinte në Athinë do të kërkonte të takohej me mua falë miqësisë sime me historianin (student aso kohe) Shkëlzen Raçan. Nuk ka rëndësi se si u njohëm me Shkëlzenin e paharruar,por përmjet tij pata rastn të njihem me shumë intelektualë të njohur të Prishtinës madje për disa vite i gjithë aktiviteti im dhe të disa shokëve grekë (Jorgo Marunga, Vangjel Liapi Aristidh Kolëa etj.) drejtohej nga dëshira e madhe të bashkimit kombëtar dhe bisedonim e shkruanim se si kosovarët dhe shqiptarët e tjerë luftojnë për bashkim kombëtar. Madje dhe bisedimet e mia me kosovarët si në Athinë ashtu dhe jashtë këtij vendi, na kishte bindur se synimi i vetëm i shqiptarëve ishte bashkimin e vendin amë. Nuk e di se sa e besonin këtë kosovarët-dukej se e besonin aso kohe, ose njerëzit me të cilët unë bisedoja..- por ne këtu na dukej e natyrëshëm që zhvillimi i ngjarjeve të viteve në vijim,na kishin bindur se shqiptarët be jashkufijve për këtë luftonin. Sidmos pas ngjarjeve të viteve tetëdhjetë me demostratat e forta të studentëve në Prishtinë, na dukej se ky bashkim ishte shumë i afërt dhe i pashmangëshëm gjë që dukej të bëhej realitet pas shëmbjes të komunizmit dhe nisja e shthurjes së ish Jugosllavisë, Sigurisht kishim pritur që kjo shthurje të nisej nga Kosova gjë që nuk ndodhi, por duhet theksuar se pas viteve 90 edhe shteti amë Shqipëria nisi të shthurrej thua se mallkimi jugosllav godite më pare Shqipërinë..

Megjithatë nuk pushuam të shpresojmë dhe të presim, ndonse qëndrimi i atëherëshëm i “presidentit” Rugova(ndoshta i urtë por ne nuk e kuptonim) nisi të na bëjë skeptikë dhe,pse jo pesimistë, ndonse këtë nuk ja pohonim as vetes. Madje kjo-çështja e bashkimit kombëtar-u bë shkas të grindem-akoma të prrish dhe miqësinë -me shumë ish miqt e mi grekë që më pare na kishin përkrahur ndons në përgjithësi propaganda greke ishte në favor të Sërbomëdhenjve. Një arvanitas.T.Kacibardhis që kishte udhëtuar disa here në Prishtinë,në bisedat e shumta me të,kishte shprehur dyshimin se sa shumë donin kosovarët të bashkoheshin me sivëllezërit e tyre të Shaqipërisë. Ai ishte njohur me Idriz Ajetin, Ali Podrimën, Rexhep Qosjen,Ali Hadrin e shumë të tjerë-këta të gjithë ishin në favor të bashkimit kombëtar- por kishte njohur dhe të tjerë që kishin rezerva, gjë, që sipas tij, shprehej nga klani i Ibrahim Rugovës gjë që unë e kundërshtoja me …rreptësi. Por edhe Shkëlzen Raça ma kshte bërë të njohur se ishin shumë ata kosovarë që e tregonin më afër vetes Sërbinë dhe…Turqinë. Madje këta të fundit ai i quante me përbuzje “turq” dhe të parët sërbofilë ose më mirë “jugosllavë”.Si shumë intelektualë edhe Shkëlzeni kishte dale nga rreth i Institutit Albanologjik i Prishtinës drejtor i së cilës aso kohe ishte patrioti dhe intelektuali i shkëlqyer Rexhep Qosja. Madje Qosja e kishte nxitur duke i nxjerrë dhe bursë që ai të vinte në Athinë që të studjonte dhe të hulumtonte historië e gjatë të marrëdhenieve shqiptaro greke ..Në Athinë ai u njoh dhe me një albanolog i shkëlqyer, Titos Johallas. Nga këto studime Shkëlzen Raça u la studjuesve shqiptarë disa libra që zbulohen e bëhen të njohura marrëdhëniet e lidhjet shumëshekullore e të dy popujve më të vjetër të siujdhesës sonë.

Këto takime me intelekualët e Prishtinës-sidomos të Shkëlzen Raçën- ndikuan shumë e unë të njihem i t’i përkushtohem plotësisht “çëstjes së Kosovës”; të gjiha shkrimet e mia të mëvonëshme (të botuara dhe të pabotuara) do të kishin lidhje me shqiptarët e jashtkufive shtetërore. Kisha një bindje dhe besim të patundur se shqiptarët e jashtëm ëndërronin e luftonin t’i bashkohen shtetit amë. Më kishte bërë zëmrën mal qëndrimi i patundur të Viton Surroit ( po,po ky Viton Surroi që shkruan tani sikur të jetë dike tjetër…)në një konferencë të organizuar në Athinë për çështjen jugosllave…Kësisoj pra isha bërë përkrahës fanatik i beshkimit kombëtar dhe krenohesha kur lexoja shkrimet e kosovarëve me gjuhën e njësuar letrare shqipe (gjuhën “enveriste” do ta quanin sërbomëdhenjte dhe një intelektual professor shqiptar nga përtej Atllantikut,të cilin disa e quajtën …të madh!!) Me kalimin e kohës, grindjet e mia me ish miqt e mi grekë po bëhesh sa më të ashpra sidomos kur ata më thoshin se kosovarët ndihen më afër sërbëve se sa shqiptarëve të Shqipërisë. Në një takim të pa progamuar, (kur po bëhej përpjekja e NATO- për ndalimin spastrimit etnik të Milosheviçit) me mikun dhe bashkëvuajtësin tim Manolis Glezos (ishte deklaruar ngahera mik i shqiptarëve) u zëmërova shumë dhe i fola ashpër kur ai tha se kosovarët “nuk kanë asnjë dëshirë të bashkohen me Shqipërinë por duan të bëjnë shtetin e tyre duke qëndruar më afër Sërbisë se sa Shqipërisë…” Kur i thashë se kombi shqiptar do ë bashkohet shumë shpejt në ditët tona, ai buzëqeshi dhe tha këto fjalë…”Do të vijë në ditë dhe do të kuptosh se e ke gabim..” Me një fjalë u grinda-deri sa ndërpreva lidhjet me ta= me shumë miq të mi grekë (artikulli im kundër Miqis Theodhoraqis ndoshta dikush ta ketë lexuar….)

…Dhe tani ku jemi? Shqipëria dhe Kosova grinden si grindeshin dikur me Sërbinë ose me Greqinë! Teoria e shtetit amë e ka marrë lumi! “komentatorët” dhe “analistët” kosovarë I sulen përditë kryeministrit shqiptar me kaq egërsi sa nuk e kanë bërë as kundër sërbëve. Ashtu dhe analistëve dhe komentatorëve të Tiranës nuk u a ha qëni shkopin. Të gjithë këta në qënkeshin patriotë por ca “kosovarë” dhe ca të tjerë “shqiptarë”! Pastaj na dalin ca të tjerë që flasin për…kombësi kosovare dhe…gjuhë kosovare. Ku po i çon mushka këta? U mallëngjeva para disa ditëve kur pashë një video ku një fëmijë dy vjeçare nisi të qajë kur i then se është Kosovar. “Jo tha-vogëlushi- unë nuk jam kosovar… unë jam shqiptar nga Kosova!” Sa të rritur e thonë këtë tani? Nuk flasim këtu për banorët shqiptarë të Kosovës por dhe për shqiptarët e Shqipërisë shtet. Kurrë nuk kishim imagjinuar se të dy shtetet shqiptare do të grindeshin midis tyre me kaq paturpësi. Madje dhe kryeministri i ri Albin Kurti, sapo hyri në zyrë,punën e pare që bëri ishte të hiqte flamurin kuq e zi…se gjoja tashmë nuk ka lezet të tregohet përkrahës i bashkimit kombëtar…Kush do ta keqkuptonte në se do të mbante flamurin kombëtar në zyrën e tij? A ka thënë dikush një fjalë pse Presidenti i Qipros ngahera mban flamurin grek në zyrën e tij? Asnjë president qipriot nuk do të guxonte të nxirte flamurin grek nga zyra e tij, asnjë president qipriot nuk është grindur ndonjëherë me Athinën.. publikisht, duke i mbajtu mosmarrëveshjet që kanë, brënda familjes greke.

Mosmarrëveshjet dhe grindjet (akoma dhe për pagesën në rrugën e Kombit) akuzat dhe grindjet e ndërsjellta,janë një ogur të zi për kombin arbëror. Askush nuk mund ta imagjinonte diçka të tillë. Dëmin e madh që i sjellin kombit këto dhe, sidomos britmate komentatorëve dhe analistëve të shumtë,sikur i hedhin vaj zjarrit. Unë nuk do të flas më për bashkim kombëtar,jam mjaft larg ngjarjeve dhe larg moshës aktive dhe dihet se askush nuk na dëgjon-dhe pse të na dëgjojnë? Ata janë “specialistë” të përçarjes ndërmjet vëllezërve.

#KRISTO #ZHARKALLI, Athinë 9 shkurt 2020.

0 views

Shkrimet e fundit