top of page

GJOKSI YT PAK I ZBULUAR


GJOKSI YT PAK I ZBULUAR

Nga Vullnet Mato


GJOKSI YT PAK I ZBULUAR


Gjoksi yt, pak i zbuluar,

Oh, sa keq më ka përvëluar!

Pjeprat e rritur, për grua, 

dëshiroj t’i kesh për mua! 

Ata dy pjepra të pjekur,

dua t’i shijoj, pa vdekur.

Kur e hedh gjoksin përpjet’,

mendjen time mbyt në det.

Mos ma tund përpara sysh,

gjakun në zemër të ma ngrish!

Pjeprat e ëmbël që ke ti,

më kanë bërë bostanxhi...

Le të vdes, një herë të pi.

eliksirin e bardhë aty.

Po të pi nja dy-tre pika,

shërohem nga politika.

Parlamenti me banditë,

nuk vlen, sa ai gjoksi yt.

Se gjoksi yt me dy planete,

ushqen disa breza jete.

S’dua erë trëndafili e bliri,

veç të thith aromë gjiri.

Kush kërkon gjëra të tjera,

s’di ku e ka lezetin femra.

Ndaj piktori francez Renuar,

ka thënë shekuj më parë:

“Të mos ish gjoksi femëror,

Nuk do isha bërë piktor!”

Pra, gjiri me limfën kozmike,

të bën ti grua, të jesh unike.

Bukurinë, mbi bukuritë,

unë e shoh te gjoksi yt.

Nuk ka hijeshi më tepër,

se ai gjoksi yt, kryevepër.

Kur Zoti krijoi gjirin tënd,

njerëzimin kish ndërmend.

Moj t’u bëfsha borzilok

të të parfumoj në gjoks!

T’u bëfsha medalje ari,

gjoksi përsipër të më vari.

T’u bëfsha korse mëndafsh,

gjoksin të ta mbaj me afsh.

T’u bëfsha bilbil për këngë,

me fole në gjoksin tënd!

Thithkat, kokrra manaferre,

të më dehin herë pas here, 

me cicërima, të të këndoj,

gjithë jetën, sa të rroj!...        



11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page