Gjithçka fillon tani!?
Nga Fatmir Terziu
Ju keni lexuar „Alkimisti“ nga Paulo Coelho dhe e dini se asgjë në botë nuk është rastësisht. Ju keni parë Matricën dhe keni kuptuar se bota jonë është vetëm një nga botët e mundshme. Nuk kam nevojë t'ju shpjegoj se Muhamedi, Buda dhe Krishti predikuan një të vërtetë dhe se e vërteta është brenda secilit prej nesh. Por a e dini se çfarë është me ne? Dhe a është rastësi që po e shikoni një libër?
Ka ardhur koha që një botim të shohë më në fund dritën e ditës, jo thjesht si botim numerik. Pas një pauze të gjatë, jam rikthyer me një mendim ndryshe. Në pamje të parë, librat nuk janë asgjë të veçantë, nuk duhet thënë, ashtu sikurse e lexova diku, por thjesht janë ajo që na mungon. Ata flasin për gjëra që të gjithë i dinë?! Ajo që lexuesit nuk e dinë, është diku thellë, thellë, thellë brenda një libri.
E megjithatë...leximi i librave, në rastin konkret, ishte një thirrje ndryshe për mua. Mendoj se sapo i lexova në një kohë të lodhshme, shqetësuese, të stresuar, atëherë kur kisha vërtet nevojë për të lexuar, njohuria dhe vetë ajo që më drejton tek leximi më ndriçoi atë kujtesë. Kjo kujtesë më ndryshoi në këtë pikë nga një përgjigje në pyetjen „Pse jetoj?“ ose më saktë „Për kë jetoj, për veten time, apo për të tjerët?“
Dhe kështu u renda orëve dhe ditëve të pasnajës së rrezatimit me të cilin i duhet leximit, ndikimit filozofik prej librit. Çfarë është „Seksioni i Artë“?...Cili është ky kombinim i përsosur hyjnor? Ndoshta është një ligj i bukurisë apo është ende një sekret mitik? Është një fenomen shkencor apo një parim etik?
Komploti magjepsës në librin e Angel de Quatier përmban një fuqi të madhe metafizike që vetëm tani po zbulohet. „Seksioni i Artë“ është si një çelës deshifrues, na bën të mendojmë dhe të rimendojmë atë që lexojmë. Aty lexojme dhe kuptojmë se „... E tëra është diçka shumë më tepër se shuma e thjeshtë e pjesëve të saj.“
Pra me këtë lexim nënkuptojmëse jemi në fillimin e rrugës. Ne kemi nevojë për të vërtetën, që mund të na bashkojë. Kemi nevojë për një të vërtetë të folur në një gjuhë të kuptueshme për zemrat tona. Pra që të jetë, një e vërtetë që mund të kalojë nga goja në gojë, nga shpirti në shpirt, pa shtrembërim, apo keqinterpretim.
Tani për tani, e gjithë kjo nuk është veçse një ëndërr. Ne e bëjmë realitet këtë ëndërr? Gjithçka varet nëse do të jemi në gjendje të ndryshojmë vetëdijen tonë. Cili është fati i Engjëllit dhe Danilës tani? Çfarë ndodhi me ta? Në duart e kujt ranë?
Në thelb, një krijesë mund të mësojë të gjitha pjesët e së vërtetës, por vetëm pjesët. Nuk është në gjendje t'i bashkojë ato në një të vërtetë të vetme. Dhe prandaj ajo, e refraktuar, përmes vetëdijes, është gjithmonë e prerë, e vdekur. Vetëdija i afrohet së vërtetës, por nuk ka forcë ta mbajë atë. Gjithçka fillon tani!?
Comments